GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Farsa elektorale 2023 do hyjë në histori si faqja më e zezë

13:33 - 25/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Farsa elektorale 2023 do hyjë në histori si faqja më e zezë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur në foltoren e Kuvendit, është shprehur se  farsa elektorale e vitit 2023, do hyjë në histori si faqja më e zezë në Europë, pas rënies së perdes së hekurt.

“Së pari, jam këtu në emër të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilëve me mekanizmat më kriminale, të hapura dhe nën dorë, iu konfiskua vota dhe vullneti i tyre i lirë.

Farsa elektorale 2023, do hyjë në histori si faqja më e zezë në Europë, pas rënies së Perdes së Hekurt.

Në këtë farsë, e cila pati si fitimtar narkoshtetin dhe kartelet e drogës, narkoqeveria e Edi Ramës për herë të parë në 32 vite, përdori zarfin elektoral me 50 mijë lekë për çdo 670 mijë pensionistë, sikundër shpalli dhe realizoi rritje rrogash në mes të fushatës elektorale, me qëllimin e vetëm, blerjen e votës.

Në këtë fushatë elektorale, për të gjithë ata të cilët thonë se rezultati ishte i thellë dhe bëjnë avokatinë e megakrimit elektoral, u them vetëm kaq, partia e blerjes së votës, aleati kryesor i kësaj partie, Tom Doshi rriti mbështetjen e saj me zarfat nën dorë 240 përqind.

Sigurisht, Tom Doshi nuk ka as një të qindtën e pasurisë që administron Edi Rama, as një të mijtën e mekanizmit që disponon Edi Rama.

Në këtë kontekst, blerësi më i madh i votave është Edi Rama me ministrat e tij të krimit. Ata që besojnë se blerja ishte jo e atillë sa të ndryshojë rezultatin, u them se vetëm sa mbroni blerjen dhe kontrollin e votimeve nga qeveria.

Në rast se Tom Doshi rriti me 240 përqind blerjet, po Edi Rama me sa përqind e rriti? Duke shpërndarë 33 milionë euro ditën për drekë te 670 mijë pensionistë.

Cili vend në botë ka bërë një akt në mes të procesit zgjedhor?

Edi Rama ia doli të angazhojë të gjithë bandat në Shqipëri, t’i bashkojë ato me presione dhe trysni të tmerrshme ndaj qytetarëve, të shërndajë qindra milionë euro me të cilat rrëzoi përtokë monedhën evropiane. Nuk po llogaris qindra milionë euro të përdorura nga janari gjer më sot me asfalte elektorale, zhavorre elektorale, mijëra legalizime elektorale.

Terrori që u ushtrua mbi bizneset dhe qytetarëve, avokatinë e shpifur për të cilën pagoi miliona, në një propagandë të pashembullt, me të cilën thirrej haptas: Rroftë hajduti, rrofshin kriminelët elektoralë, lavdi vjedhjes së votës.

Por nga ana tjetër u kaluan në sulme për likuidim fizik ndaj eksponentëve të opozitës në Vaun e Dejës, në Lezhë, në keqtrajtime barbare të komisionerëve të saj.

Ky parlament qëndron mbi krimin çdo ditë që pajtohet me këtë. Ndaj jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë farsë të turpshme zgjedhore, të pandodhur kurrë më parë, për t’u bërë shqiptarëve thirrje të marrin në dorë fatin e lirive tona, për t’u përulur me nderimin më të madh përpara atyre 500 mijë burrave dhe grave që nuk pranuan të blihen dhe shiten por qëndruan besnikë të idealeve të tyre”, tha Berisha.

Etiketa: berishafarsahistori

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Makina përplas 16-vjeçarin në Korçë, jashtë rrezikut për jetën

Tentoi të vidhte poliklinikën, arrestohet 45 vjeçari në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com