GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: FBI ka marrë në pyetje Ramën për McGonigal, ka tmerr nga…

16:06 - 31/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha akuzon: Bledi Çuçin e kanë përzënë nga Zvicra për drogë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Edi Rama ka tmerr nga kontrollet e opozitës. Edi Rama nuk do të mund të bllokojë komisionin McGonigal, po ju them unë se FBI e ka pyetur dy orë në aeroportin e New York”, tha Sali Berisha, në një prononcim për mediat, pasi ai dhe deputetë të opozitës, arritën të bllokonin një mbledhje të Komisionit të Etikës.

Berisha tha se ky Parlament është bërë si ai i shpellave, ku vendimet merren në kundërshtim me Kushtetutën.

Ish-Kryeministri deklaroi se pavarësisht se mazhoranca mund të marrë vendime për përjashtime deputetësh ne nuk do i njohim ato.

“Pra e shifni si bëhen mbledhjet këtu, thërret deputetët dhe i përjashton pa asnjë lloj baze ligjore.

Sekretariati është për ti dëgjuar dhe ajo dëgjon vetëm njërin, largohet. E kam marrë unë thotë vendimin. Se jam unë ajo që marr vendimin pa pyetur as ligj dhe as rregullore.

Mediat i kanë larguar, e kanë shndërruar këtu në një shpellë krimi.

Ky nuk është më një parlament. Shikoni si merren vendimet. Po mbrohet nga 5 roje.

Në vend që të dëgjojë deputetët, të dëgjojë arsyetimin e tyre, siç e kërkon edhe rregulli, e kam marrë vendimin thotë. Ky është turp.

Paqe nuk ka më në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve. Ju konstatoni vetë se si e kanë shndërruar këto parlamentin, si kurrë ndonjëherë në historinë e tij.

Përjashton deputetë pa u dëgjuar”, tha Berisha.

Ju ishit më shumë deputetë …
Sali Berisha: Aty mund të shkojnë të gjithë deputetët. Në çdo komision janë të lejuar të marrin pjesë, ne ishim të ulur si audiencë, kurse aty në tavolinën qendrore ishin deputetët të cilët Edi Rama kishte njoftuar përjashtimin e tyre. Pra nuk kishte asnjë shkelje rregullore nga ana e deputetëve të opozitës. Përkundrazi, Edi Rama e di, që ne nuk i ndahemi, e ka të qartë që ne nuk i ndahemi pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese. Ai ka tmerr nga kontrollet e opozitës. Unë u them ju se, Edi Rama në mënyrë absolute nuk do të mund të pengojë komisionin McGonigal. Dua ta dini ju se është pyetur nga FBI, dy orë në aeroportin e Nju Jorkut, kurse këtu kërkon që shqiptarët të mos marrin vesh asgjë. Do ti marrin vesh që të gjitha. Do të marrin vesh që të gjithë aktet e pasurimit të tij si mamuth, të paligjshëm. Do të marrin vesh të gjithë mekanizmat për dhunimin e votës dhe blerjen e saj. Ne qëndrojmë dhe nuk tërhiqemi. Sot ky ishte një moment i betejës tonë, por kjo betejë nuk ka të ndalur.

Z. Berisha, Nallbati është gjithashtu anëtar i sekretariatit për Etikën në parlament. Ai mund ta shfrytëzonte rastin të fliste qetësisht në parlament.
Sali Berisha: Çfarë ndodhi. Ndodhi që ajo mori shkresat dhe iku, tha e kam marrë vendimin tha.

E kishte marrë pa qenë deputetët…
Sali Berisha: Absolutisht. Kështu tha vetë, është e regjistruar. Unë tha e kam marrë vendimin, iku. I erdhën edhe anëtarët e tjerë të komisionit dhe shkuan se ku u ndrynë në një zyrë për të firmosur vendimin. Ja pra ky është parlamenti shpellë.

Z. Berisha, pavarësisht protestës tuaj në Kuvend ditën e sotme, ata do marrin vendimin. Ku ju bëni një betejë dhe rezultati nuk është ajo që kërkoni dhe pretendoni …
Sali Berisha: Ata marrin vendimin, por të jeni të sigurtë se ne do ta arrijmë rezultatin.

Të enjten si do të veproni në seancë. Deputetët e përjashtuar do të shkojnë në parlament …
Sali Berisha: Gjithçka do të vendoset nga grupi, do të mblidhemi, por ne vendimin nuk e njohim. Nuk njohim vendime të paligjshme. Por ju e patë vetë, janë të filmuar.

A keni një skenar tjetër përveç atij që shfaqet dje në seancën plenare.
Sali Berisha: Ka shumë skenare.

A mund të na thoni?
Sali Berisha: Jo. Sepse siç e shef ti, kjo është një betejë që zhvillohet nga një grup deputetësh për herë të parë në historinë e demokracisë shqiptare në këtë formë.

Etiketa: berishaKryesore1kuvendRama

Lajme të lidhura

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja
Breaking Views

‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

20:40 - 18/01/26
“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje
Breaking Views

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

20:12 - 18/01/26
Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…
Breaking Views

Berisha në Kombinat: E di se jeni të dëshpëruar dhe të lodhur nga 13 vite në opozitë…

19:48 - 18/01/26
Para
Kategoria Superiore/ Egnati me hap kampioni, mposht Kukësin

Kategoria Superiore/ Egnati me hap kampioni, mposht Kukësin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces
Breaking Views

Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug vjen nga stoli dhe i jep fitoren ndaj Lecces

22:49 - 18/01/26

Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një...

Lexo më shumë
Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

Skandal në finalen e Kupës së Afrikës, trajneri i Senegalit urdhëron lojtarët të dalin nga fusha…protestë për një penallti

22:37 - 18/01/26
“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

“Asnjëra nga penalltitë nuk ishte”, Gvozdenoviç ndihet i vjedhur nga VAR-i: E çuditshme, e dini si erdhën golat e Egnatias

22:11 - 18/01/26
Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

Torino mundet në fushën e vet nga Roma, Ardian Ismajli ishte titullar

21:03 - 18/01/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

20:52 - 18/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com