GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha flet për një dosje të re: 26/1 është dosja e ferrit dhe tmerrit për Ramën dhe Ballën

22:38 - 09/01/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama flet për turizëm elitar, Balla bën gati strukturën e “policisë turistike”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli këtë të enjte për një dosje të emëruar “26/1”, që sipas tij përmban çështje në të cilat janë të përfshirë kryeministri Edi Rama dhe ministri socialist Taulant Balla.

Sipas Berishës, kjo është një dosje e cila nuk po hetohet vetëm nga SPAK, por edhe nga agjenci dhe shërbime të huaja.

“Dosja 26/1 është dosja e ferrit dhe e tmerrit Balla-Rama. Po të vini re ju edhe në konferencën e fundit, Ramës kur i thotë gazetari për dosje, i dridhet zëri, ka të tjerë më shumë se unë, tha ai. Sepse ka edhe një faktor ndërkombëtar shumë të rëndësishëm. Televizioni kombëtar belg i nxori emrin atij. Nuk ia nxori Altin Dumani emrin, por ia nxori televizioni kombëtar i Blegjikës”, tha Berisha në emisionin televiziv  “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

I pyetur nga moderatorja se për çfarë çështjesh bëhet fjalë në këtë dosje, ish-kryeministri tha:

“Për Ramën mund të mos ketë çështje që nuk është i përfshirë. Rama është i zhytur në gjëra nga më të pakonceptueshme. Dosja 26/1 në dijeninë time është dosja, Balla-Rama, por atë nuk e ka vetëm Dumani, e kanë disa agjenci dhe shërbime të huaja. Çështja e luftës kundër kriminalitetit është çështje e sigurisë kombëtare”.

Ai u pyet edhe për përgjimet e publikuara prej tij më herët, ku përmenden eksponentë të rëndësishëm të PS, duke u shprehur se janë të bazuara në fakte dhe dosje konkrete.

Teksa iu referua përgjimeve të publikuara prej tij për Taulant Ballën, Berisha u shpreh se të gjitha i ka të provuara dhe SPAK nuk mund ta përgënjeshtrojë.

“Unë jam njëri i ligjit dhe pas gjithë këtyre proceseve nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Kur unë gjej dosjen që më vjen nga SPAK apo burime të tjera kur thuhet Tao mori porosi të shkojë e të lirojë 2 vrasësit që i vunë Lulzim Kullës tritolin në shalën e biçikletës, akt i mirëfilltë terrorist…a mund të them gjë tjetër veç organizatë kriminale. Shembull tjetër Toyota Yaris është implikuar në të gjitha etapat e atij krimi, e kanë dosjen aty… SPAK nuk më përgënjeshtron dot si i nxjerr dokumente, nuk mundet kurrë unë… mund të bëjë një gjë ndonjëherë për të mbrojtur dëshmitarët i spostoj pak këtej pak andej. Një nga një do ju faktoj shqiptarëve se ata janë një organizatë e mirëfilltë kriminale”, tha Berisha.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Sali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën
Breaking Views

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën

21:58 - 28/02/26
Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive
Breaking Views

Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

21:22 - 28/02/26
E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha
Aktualitet

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

21:06 - 28/02/26
Para
“Kam 1 vit e 8 muaj pa marrë asnjë ftesë nga Opinion”/ Qori përplaset me Fevziun

“Kam 1 vit e 8 muaj pa marrë asnjë ftesë nga Opinion”/ Qori përplaset me Fevziun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën
Breaking Views

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën

21:58 - 28/02/26

Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth orës 18:30. Protestuesit u mblodhën në selinë blu, ndërsa Flamur Noka...

Lexo më shumë
E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë

E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë

21:43 - 28/02/26
Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

21:22 - 28/02/26
E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

21:06 - 28/02/26
Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

20:59 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com