GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha flet për programin e PD, nga dyfishimi i pagave dhe pensioneve deri te ulja….

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha flet për programin e PD, nga dyfishimi i pagave dhe pensioneve deri te ulja….
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët është shprehur se, do të ketë një ndryshim rrënjësor në programin që po përgatitet nga ana e ekspertëve demokratë.

Berisha tha se në ndryshimin rrënjësor të programit të PD, është vendosur minimumi jetik 200 euro për çdo shqiptar dhe është shpallur dyfishimi i rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë.

Ai është shprehur se qeveria shqiptare kurrë nuk mund t’i shesë me të njëjtin çmim energjinë elektrike atij që merr 180 euro me atij që merr 7 mijë euro.

“Ndryshimi rrënjësor i programit të PD parashikon një ndërhyrje të fuqishme, një përmbysje të vërtetë në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike në Shqipëri.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, shoqëria shqiptare sot është e ndarë me një hendek të tmerrshëm midis një pakice që pasurohet në mënyrë të papërmbajtur dhe pothuaj një shumice tjetër që varfërohet frikshëm gjithnjë e më shumë.

Parti e iniciativës së lirë, nuk beson kurrë PD se duke luftuar iniciativën e lirë, mund të luftojë varfërinë.

Por ajo që PD dhe qeveria e saj ka në dorë, të përmbysë skemën e gjertanishme të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike në mënyrë që shqiptarët në vendin e tyre të kenë një jetë normale, pavarësisht nga aktiviteti i tyre.

Sot Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë në Europë, dhe ndër më të lartat në botë, të varfërisë së popullatës, por e vërteta është edhe të mjerimit, të cilat nga një shpërndarje çnjerëzore e të ardhurave, nga plaçkitja masive e tyre dhe burimeve natyrore, ka arritur që varfëria e skajshme apo mjerimi të rritet nga 1.04 në 3.4 përqind, pra të rritet më shumë se tre herë, dhe varfëria relative të kalojë në 46 përqind dhe kjo është një sirenë alarmi, klithme që buçet në pothuajse gjysmën e vatrave shqiptare.

Kemi shpallur para jush minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar.

Kemi shpallur dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë.

Rritjes së pensioneve mbi bazën e 200 eurove të minimumit jetik.

Kemi shpallur heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë.

Por, analiza e të gjitha këtyre masave, ballafaqimi i tyre me realitetin, tregon se janë të domosdoshme një seri masash të tjera.

Rikujtoj shqiptarët se italianët karshi nesh kanë nivelin e varfërisë ndën 780 euro, por u rikujtoj gjithashtu se italianët blejnë ushqimet në dyqanet e tyre më lirë se shqiptarët.

Më lirë se shqiptarët, të cilët vetëm për ushqimet shpenzojnë 40 përqind të të ardhurave të tyre.

Pra, unë nuk them se shqiptarët do arrijnë nivelin e italianëve, jo, nuk është ky synimi.

Por synimi është një rishpërndarje tërësisht tjetër e të ardhurave dhe pasurive natyrore.

Në qoftë se sot 80 përqind e të ardhurave shkojnë për t’u vjedhur nga qytetarët në investime kapitale, kjo shifër do të harrohet.

Përparësi absolute do ketë investimi tek njeriu dhe kapitali njerëzor, tek rroga, pensionet, minimumi jetik dhe një përpjekje e madhe për të shuar sirenat e mjerimit.

Nuk mundet shteti kurrë t’i shesë me të njëjtin çmim energjinë elektrike atij që merr 180 euro me atij që merr 7 mijë si Dumani me kompani. Ky disproporcion përbën një krim. Ky diskriminim përbën një krim. Dumanët marrin sa 70 pensionistë dhe pensionisti paguan energjinë elektrike me çmimin që paguan Dumani.

E njëjta gjë është me ujin. E njëjta gjë është me shërbimin shëndetësor. E njëjta gjë është me transportin. E njëjta gjë është me të gjitha shërbimet publike. Një skemë e re e shpërndarjes së të ardhurave, në të cilën shteti do marrë përsipër sasinë jetike të energjisë për një familje, që nuk ka, dhe ku do përfshihen edhe ata që janë me rrogë minimale”, u shpreh Berisha.

 

Etiketa: berishapagaprogram

Lajme të lidhura

Kërcënime dhe ofendime ndaj një zyrtareje/ Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës, AMP nis hetimin
Breaking Views

Kërcënime dhe ofendime ndaj një zyrtareje/ Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës, AMP nis hetimin

16:52 - 25/06/26
“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë
Breaking Views

“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë

16:22 - 25/06/26
Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar
Aktualitet

Gjekmarkaj takohet me Papën: Shqipëria dhe Selia e Shenjtë, një lidhje shekullore që ka formësuar identitetin tonë kombëtar

13:49 - 25/06/26
Para
Fjala “akademi” është trendi në fjalorin politik shqiptar. Duket një nivel më i lartë se sa “kurset”. Politikanët duken si fëmijët që kanë mësuar një fjalë të re.

Veliaj sapo e inauguroi, prishet tartani i “Akademisë së biçikletave”, i jep Artan Topit 28 MLN lekë pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërcënime dhe ofendime ndaj një zyrtareje/ Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës, AMP nis hetimin
Breaking Views

Kërcënime dhe ofendime ndaj një zyrtareje/ Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës, AMP nis hetimin

16:52 - 25/06/26

Lexo më shumë
“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë

“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë

16:22 - 25/06/26

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

15:28 - 25/06/26
Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

Shqipëria mirëpret Kampionatin Ballkanik të Pingpongut me 13 shtete pjesëmarrëse

15:05 - 25/06/26
Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

14:45 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet