GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Fondet e BE për fermerët i vodhi Rama, pas skandalit ministren e bëri këshilltare

18:28 - 20/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Fondet e BE për fermerët i vodhi Rama, pas skandalit ministren e bëri këshilltare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, gjatë një takimi me fermerët e Elbasanit, ka hedhur akuza drejt Qeverisë, pasi sipas tij, ka ndjekur politika shkatlrrimtare për bujqësinë dhe blegtorinë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri krahasime me vendet e rajonit, ku sipas tij, fermerët subvencionohen 5 deri në 8 herë më shumë se në vendin tonë dhe se Edi Rama hapi doganat për prodhimet e Serbisë dhe Maqedonisë.

Lideri demokrat deklaroi se në Shqipëri sektori i bujqësisë dhe blegtorisë financohet vetëm 0.5% të prodhimit të brendshëm.

Berisha përmendi dhe fondet e IPARD nga BE për fermerët, ku sipas tij, i ka vjedhur Edi Rama dhe Olta Xhaçka me farefis. Ai përmendi faktin që pasi BE zbuloi skandalin, Edi Rama ministen e shkakruar të Bujqësisë e bëri këshilltare të tij. Sipas Berishës, kjo tregon se abuzimi ka qenë i përbashkët dhe se Frida Krifca vetëm sa ka zbatuar urdhrat e Ramës.

Sali Berisha: Ne, vijmë në këtë takim me ju, pasi në 12 vite fermat tuaja, prodhimet tuaja, mundi juaj, ka njohur vështirësi të mëdha, humbje të ndjeshme, rrokullisje serioze. Sot, po të shkojmë në dyqanet e Elbasanit, të Tiranës dhe kudo, 80% të produkteve prodhohen në Shumadi, në Banat, prodhohen jashtë Shqipërisë. Sot, sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, që është një sektor bazë, në të cilin punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë, është një sektor për të mos thënë krejtësisht, por pothuajse krejtësisht i braktisur nga kjo qeveri. Ky sektor i jep vendit 90% të prodhimit të brendshëm. Ky sektor financohet vetëm 0.5% të prodhimit të brendshëm. Ju nuk jeni më pak punëtorë se sa fermerët e Maqedonisë, të Kosovës, apo të Serbisë, ose të Malit të Zi. Jo, ju jeni shumë punëtorë. Dhe sigurisht, ju doni që fermat tuaja, serrat tuaja, stallat tuaja, të ecin përpara, t’u begatojnë, të pasurohen. Por, kjo nuk ndodh. Sepse, me politikën që ndoqi kjo qeveri, ishte një politikë shkatërrimtare. Hapi kufijtë, doganat për prodhimet e Serbisë, Maqedonisë, fermerë të të cilave, subvencionohen nga 5 gjer 8 herë më shumë se ju. Pra, në qoftë se ju merrni 100 euro subvencion, fermeri në Maqedoni merr 500 euro subvencion, fermeri në Kosovë merr 400 euro subvencion, fermeri në Serbi merr 700 ose 800 euro subvencion. Ky është realiteti. Kjo është e vërteta! Çfarë ndodh? Ndodh që ju nuk konkurroni dot në tregje, sepse ai e ka të subvencionuar çmimin, dhe fëmijët tuaj largohen për të ndërtuar ëndrrën e tyre, jo në Elbasan, jo në Shqipëri, po për ta ndërtuar në Itali, Greqi, dhe në vende tjera.

Përveç kësaj, pra përveç subvencioneve që i keni 4 herë më të ulëta se Kosova, 5 herë më të ulëta se Maqedonia, 7 ose 8 herë më të ulëta se Serbia, dhe prisni. Kjo është aktuale. Po, po të marrësh investimet që ata kanë bërë në tokë përpara, del të paktën 1 me 10. Kosova sot, dhe jo vetëm Kosova, por Maqedonia, Serbia, kanë një nga sistemet vaditëse më bashkëkohore, dhe e trashëguan atë nga Jugosllavia. Kurse, Shqipëria noton në ujë, dhe uji për fermat nuk sigurohet. Pra, ka një pabarazi shumë të madhe.

Ndërkohë, shqiptarët janë njerëz shumë punëtorë, të zotë, toka është e klasit të parë, por me tregun nuk ia dalin nuk ia dalin sepse, marrin gjithësej, 57 milionë euro ishte subvencionimi për këtë vit. Nga këto, 32 milionë shkonin tek fermeri, të tjerat i merrnin rrogëtarët e qeverisë. Kishin 130 milionë euro nga BE-ja. Edi Rama me suitën e tij, u vërsul mbi to, sikur të ishin para pa zot, dhe që ato çdo qindarkë ishin për ju, fermerët. Dhe ato, vetëm fermerët nuk i morën. I morën Xhaçkat, me burrat, me kushërinjtë, me fisin e tyre. Dhe kur BE e diktoi, e gjeti, i ndërpreu menjëherë fondet, dhe Edi Rama, në vend se të çonte ministren e tij atje ku e meritonte, e mori këshilltare kryesore në kryeministri. Pse e mori këshilltare kryesore? E mori, sepse ata abuzimin e kishin të përbashkët. Ajo nuk kishte bërë gjë tjetër, vetëm zbatuar urdhrat abuziv të Edi Ramës, që paratë e fermerëve i merrnin oligarkët e tij, klientela e tij, dhe fermerët nuk merrnin asgjë.

Berisha premtoi se ai fondin për bujqësinë do e çojë në 230 milion euro subvencione që fermerët shqiptarë të marrin po aq sa ata të rajonit.

Sali Berisha: Ne, jemi shumë të vendosur ta transformojmë, ta ndryshojmë rrënjësisht dhe me shpejtësi këtë situatë. Çfarë kemi vendosur ne në programin tonë? Në programin tonë, ne kemi vendosur. Një. Të pesëfishojmë subvencionin për ju. Të kapim vendet që kemi përreth. Nuk them të kapim Francën dhe Gjermaninë, por Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi. Ndaj dhe, fondi do të shkojë në 230 milionë euro subvencione.
Do subvencionojmë, pa përjashtim, asnjë kriter tjetër përveç çdo kokë bagëti, çdo fidan të mbjellë, çdo njesi prodhimi. Heqim çdo pengesë tjetër ne, që duhet të jetë kaq hektarë e aq hektarë, që duhet të jenë kaq kokë dhe aq kokë, etj. me radhë. Jo, ai që ka, ai do marrë subvencionin. Në fakt, do ta tregoj shumë më tepër tani. Atëherë, jam përpjekur, por tani do ta tregoj shumë më tepër. Ua them unë, ju jap fjalën. Prandaj jam këtu sot unë.

 

Lajme të lidhura

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë
Breaking Views

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë

20:35 - 26/04/26
Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demaj, në Has Urim Dauti, në Ndroq Florind Mansaku
KRYESORE

Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demaj, në Has Urim Dauti, në Ndroq Florind Mansaku

20:14 - 26/04/26
Nesër gjyqi për Ilir Metën: Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces
Breaking Views

Nesër gjyqi për Ilir Metën: Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces

15:30 - 26/04/26
Para
Çfarë ndodhi? Kanosje me armë zjarri në Kamëz, shoqërohet autori në Polici

Çfarë ndodhi? Kanosje me armë zjarri në Kamëz, shoqërohet autori në Polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 27 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:29 - 27/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Bujqësia shqiptare tërësisht në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19%

Bujqësia shqiptare tërësisht në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19%

08:17 - 27/04/26
Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA

Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA

07:58 - 27/04/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Trefishohet konsumi i naftës në Maqedoninë e Veriut, 200 mijë litra në ditë blihen nga shtetasit e Shqipërisë

07:54 - 27/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Prill 2026

07:34 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com