GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha “fut në skaner” qeverinë e re: Fillon me hajduten me çizme si Lubi Balluku, deri te njeriu që mbyti Tiranën, Blendi Gonxhe

13:44 - 15/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha “fut në skaner” qeverinë e re: Fillon me hajduten me çizme si Lubi Balluku, deri te njeriu që mbyti Tiranën, Blendi Gonxhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i opozitës, Sali Berisha i ka bërë skanerin kabinetit qeveritar ‘Rama 4’, që sipas tij janë garanti i vijimit të vjedhjeve dhe krimeve shtetërore.

Berisha tha se kriteri i Ramës është korrupsioni dhe të jenë pjesë e klanit të George Soros-it.

Në qendër ishte zëvendëskryeministrja Belinda (Lubi) Balluku, të cilën Berisha e akuzoi për aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit, që nga projektet e energjisë, tuneli i Llogarasë, Rruga e Arbrit, e deri tek inceneratori i Tiranës.

“Nuk ka patur një hajdute me çizme si Lubi Balluku. Lubi Balluku është e akuzuar me dokumente për vjedhje të qindra miliona euro me tunelin e Llogarasë, prandaj në popull e thërrasin si Lubi Tuneli, me tigrat e saj në Vlorë, por qytetarët shqiptarë të mos harrojnë se vjedhjet më të mëdha janë në fushën e energjisë, ku ajo edhe pas krijimit të bursës për transaksione energjitike, tejkalon në cdo rast bursën për hir të xhepave të saj. Janë faktuar tashme, jo një por në mënyrë të përsëritur rastet, kur energjia u është shitur kompanive të lidhura me Lubinë me 40 euro dhe këta e kanë shitur në treg me 140 euro duke i ndarë paratë me të.

Ose rasti i tunelit të Llogarasë ku së bashku me Ramën, ajo hodhi poshtë ofertën 130 milionë dhe mori ofertën 200 milionë euro. Dhe sot, tuneli i papërfunduar ka shkuar në 220 milionë euro.
Të shohim sa do vazhdojë.
Lubi Balluku është autore e katërfishimit të çmimit të Rrugës së Arbrit.
Unë u deklaroj shqiptarëve se një km rrugë në Rrugën e Arbrit me gjerësi 11 metra, ka kushtuar më shtrenjtë se një km rrugë në Rrugën e Kombit me gjerësi 27 metra dhe me një tunel dy herë më të gjatë se sa tuneli i Murrizit.
Lubi Balluku është përgjegjëse për vjedhjen e madhe në rrugën Qukës- Qafë Pllocë, rrugë e cila njëlloj si Rruga e Arbrit, zgjati në ndërtim 16 vite.
Të dy rrugët përfunduan me 4-5 fishim të çmimit.
Nuk njeh kufij ajo për të vjedhur.
Një aktakuzë e rëndë për të është rruga Korçë-Ersekë, e cila u ndërtua në 18 kilometrat e para me shumën 800 mijë euro për km, kurse segmenti tjetër prej 17 km, u ndërtua me 15 milionë euro kilometrin.
Kjo kleptokrate e papërgjegjshme ka përgjegjësi përafërsisht sa Erion Veliaj në vjedhjen e tmerrshme me djegësin e Tiranës.
Pse? Sepse në përputhje me kontratën, drejtorinë e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit e kishte ministria që drejtohej nga Lubi Balluku.
Dhe Lubi Balluku nuk bëri qoftë dhe një supervizim të vetëm. Qoftë dhe një raport të vetëm”, uu shpreh ai.

Duke u ndalur te emrat e tjere, Berisha theksoi se ‘Blendi Gonxhe është hajduti më i stërvitur! Koçiu është licenca e re për krimin! Lamallari dhe Evis Sala janë të klanit të Sorosit’.

“Të flasësh për Blendi Gonxhen, njeriun që mbyti Tiranën, njeriun që shtoi barrën fiskale mbi automjetet në Shqipëri të paktën 6 herë, njeriun që me kompaninë e tij Albarent dhe kompaninë e djalit të tij, kanë vjedhur me dhjetëra e dhjetëra milionë euro.

Njeriun, që duke u faturuar taksa e tarifa shërbimesh qytetarësh, vazhdon bashkë me Edi Ramën vjedhjen e madhe të pistës së Formula 1 në Elbasan, që u nis me gjoja 10 milionë euro dhe thuhet se po përfundon me 230 milionë euro.

Gonxhe është hajduti më i stërvitur i të gjithë zyrtarëve shqiptarë dhe ky u mbajt me çdo kusht.

Pse po ndalem këtu?

Ndalem këtu sepse kriteri më kryesor i emërimeve të Edi Ramës ka qenë një dhe vetëm një: vjedhja, korrupsioni, korrupsioni dhe Xhorxh Sorosi. Klubi i Sorosit.

Njëlloj si Rama, ai Lamallari është një urith i klanit të Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

Jo vetëm Lamallari, por edhe mjekja Evis Sala, e emëruar në konflikt flagrant interesi të Edi Ramës me familjen Sala.

Anri Sala është një fenomen, një gjeni në fushën e vet, por për rrethana krejtësisht enigmatike, detyrohet të bëhet patron i shkarravinave të Edi Ramës.

I shkarravinave pa asnjë vlerë. Vendos reputacionin e tij të padiskutueshëm ndërkombëtar në shërbim të një narkodiktatori.

Kjo Koçiu është licencë e re për krimin.

Po, për krimin dhe trafiqet e drogës, e cila premton një mburojë për to.

Pirdeni është Diella prej së vërteti. A ia vlen të komentohet? Jo.

Se çfarë kishte ajo, ia mori Diella virtuale.

Pra, disa nga komentet për eksponentët, por të tjerë që nuk u përmendën, mos mendoni se janë më pak mëkatarë ose potencial për mëkatarë.

Ndaj dhe ky është kabineti më i pamëshirë që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre.”, theksoi Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1qeveriskaner

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Para
PS depoziton zyrtarisht në Kuvend ndarjen e komisioneve parlamentare

PS depoziton zyrtarisht në Kuvend ndarjen e komisioneve parlamentare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com