GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Gjendja e arsimit sot, kushtrim për përmbysjen e Ramës

11:01 - 07/03/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Gjendja e arsimit sot, kushtrim për përmbysjen e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, duke uruar arsimtarët me rastin e 7 Marsit, ka vlerësuar punën e tyre si misionarë që me dritën e dijes, edukatës dhe qytetërimit ndriçojnë mendjen e fëmijve.

Por, nga ana tjetër Berisha thekson se ata, si në asnjë vend tjetër në Europë, në kushtet e narkoshtetit përballen me pasojat shkatërrimtare të sundimit në vend, të mafjes së drogës, krimit dhe vjedhjes.

Postimi:

7 Marsi, dita e mësuesit!

Sot është dita të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë, falenderimin më të përzemërt ndaj mësueseve dhe mësuesve tanë, këtyre misionarëve që me dritën e dijes, edukatës dhe qytetërimit ndriçojnë mendjen e fëmijve tanë. Le t’ju urojmë atyre mbarësi në familjet e tyre dhe suksese gjithnjë dhe më të mëdha në misionin e tyre të lartë e fisnik, edukimin e fëmijëve tanë.

Por sot, ata si në asnjë vend tjetër në Europë, në kushtet e narkoshtetit përballen me pasojat shkatërrimtare të sundimit në vend, të mafjes së drogës, krimit dhe vjedhjes.

Ndaj dhe 7 Marsi është një ditë për të denoncuar qendrimin rrënues të Edvinit dhe narkoshtetit të tij ndaj mësuesve, nxënësve, shkollës dhe sistemit arsimor.

Sot mësuesit në Shqipëri janë të skajuarit dhe injoruarit e narkoshtetit. Ata zhyten nga viti në vit në varfëri edhe më të madhe dhe marrin sot si rrogë mujore 30% më pak se në 2013. Atyre nuk ju paguhet transporti dhe mësuesit e vërtetë janë zëvendësuar nga militantë të partisë së krimit.

Në sistemin arsimor në degradim të vendit tonë, më dramatike është gjëndja e nxënësve të shkollave tona. Narkoshteti u ofron sot fëmijëve të Shqipërisë si ushqim të premtuar mungesën e ushqimeve, helmet që shkatërrojnë shëndetin dhe jetën e tyre, kokainën, heroinën, kanabisin, përdhunimet dhe prostitucionin e mbuluar, fshehura nga shteti.

Kurse shkollat dhe sistemi arsimor ecin drejt shkatërrimit të vërtetë, buxheti për arsimin në këto vite është përgjysmuar dhe vidhet e shpërdorohet masivisht nga narkozyrtaret . Në vitet e fundit janë mbyllur 760 shkolla fillore dhe 9 vjeçare.

Gjendja e sotme alarmante e arsimit në Shqipëri është një kushtrim thirrje për çdo mësues, nxënës, prind dhe qytetar të këtij vendi për të bërë gjithçka për përmbysjen një ditë e më parë të monizmit të bazuar në vjedhjen krimin, drogën të Edi Ramës në Shqipëri.

Nderim mësueseve dhe mësuesve tanë! Gëzuar festën!

 

 

Etiketa: arsimberishaKryesore1kushtrim

Lajme të lidhura

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll
Aktualitet

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Para
Dhunuan punëtorin e tyre, arrestohen 2 pronarët

Dhunuan punëtorin e tyre, arrestohen 2 pronarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

Gjykata ka lënë në burg 67-vjeçarin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale...

Lexo më shumë
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com