GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Gjendja e Shqipërisë është dramatike, dhe ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë janë gratë dhe vajzat

12:20 - 04/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Gjendja e Shqipërisë është dramatike, dhe ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë janë gratë dhe vajzat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirëdita, dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjitha ju këtu, zonja, zonjushe të nderuara. Një përshëndetje të veçantë për Albanën për organizimin e kësaj konference dhe punën e saj të palodhur. Një mirënjohje të veçantë kam për fondacion Jarl Hjalmarson, presidenten e tij, Eva Gustavsson, mikeshë e çmuar e PD. Mirënjohje të veçantë kam për znj. Margareta Cederfelt, për znj.Wickland, për znj.Li Borgs, të pranishme në këtë konferencë për mbështetjen shumë të rëndësishme që i japin Lidhjes Demokratike të Gruas, përpjekjeve tona në kushtet shumë të vështira që veprojnë sot.
Është shumë themelore tema e konferencës dhe trajtimi i rolit të gruas në shoqërinë shqiptare.
Në shoqërinë tonë, por edhe në çdo shoqëri, edhe në ato më të avancuarat operon prej shekujsh dhe mijëvjeçarë muri i patriarkisë. Dhe ne, nuk do të harrojmë kurrë se çështja e rolit të gruas, çështja e barazisë gjinore, është para së gjithash një cështje e të drejtave të njeriut. Kjo pabarazi e kristalizuar në shekuj, dhe që ka forma nga më të shëmtuarat të shfaqjes së saj, fatkeqësisht është armiku kryesor sot i të drejtave të njeriut, i vajzave dhe grave, në Shqipëri, Europë dhe në botë.
Gjendja sot e grave dhe vajzave, në Shqipëri, është dramatike, siç është dramatike gjendja e shoqërisë shqiptare, por ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë në këtë mes janë gratë dhe vajzat, pasi Shqipëri është vendi i parë dhe i vetëm në të cilin sundon një narkoregjim, një diktaturë autoritare e bazuar në drogë, e bazuar në krimin dhe lidhjet e pushtetit me krimin.
Në qeverisjen tonë, ne u përpoqëm dhe shënuam hapa të rëndësishëm në betejën tonë kundër pabarazisë, në betejën tonë kundër murit të patriarkisë.
E kam theksuar dhe e theksoj, ne arritëm që, nga një diferencë prej 36% në paga që ekzistonin midis burrave dhe grave, ta ngushtojmë këtë diferencë në 17.8%.
Arritëm që, vajzat dhe gratë shqiptare, pabarazinë financiare dhe ekonomike, e cila është një pabarazi jashtëzakonisht e dhimbshme, ne arritëm që këtë pabarazi, jo vetëm ta ngushtojmë, por vajzat dhe gratë shqiptare nuk ishin më më të keqpaguarat në rajon, por ishin më të mirëpaguara në të gjitha vendet e rajonit.
Kjo arritje u rrokullis me shpejtësi.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve të mjekësisë, flet studiuesi: Universiteti i mbushur me lidhje nepotike
Aktualitet

Muka: Kreu i ri I AKSHI-t mbrojti doktoraturën duke kopjuar leksionet e një profesoreje rumune

09:14 - 18/02/26
Ortek masiv në malet e Nevadës, vazhdojnë kërkimet për 10 skiatorët e zhdukur
Botë

Ortek masiv në malet e Nevadës, vazhdojnë kërkimet për 10 skiatorët e zhdukur

09:05 - 18/02/26
30 deputetë zviceranë nënshkruajnë rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kërkojnë drejtësi e barazi
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë/ Ish-krerët e UÇK-së pritet të flasin sot në ditën fundit të deklaratave përmbyllëse

08:32 - 18/02/26
Para
Kapitulli i ri i mbrojtjes civile,Rama: Së shpejti akt normativ, qytetarët do të dëshpërblehen për dëmet nga zjarri

Rama kujtohet për zjarrfikësit u premton reformë dhe paga më të larta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e studentëve të mjekësisë, flet studiuesi: Universiteti i mbushur me lidhje nepotike
Aktualitet

Muka: Kreu i ri I AKSHI-t mbrojti doktoraturën duke kopjuar leksionet e një profesoreje rumune

09:14 - 18/02/26

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa, ndodhet në qendër të akuzave të rënda për plagjiaturë...

Lexo më shumë
Ortek masiv në malet e Nevadës, vazhdojnë kërkimet për 10 skiatorët e zhdukur

Ortek masiv në malet e Nevadës, vazhdojnë kërkimet për 10 skiatorët e zhdukur

09:05 - 18/02/26
30 deputetë zviceranë nënshkruajnë rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kërkojnë drejtësi e barazi

Gjyqi në Hagë/ Ish-krerët e UÇK-së pritet të flasin sot në ditën fundit të deklaratave përmbyllëse

08:32 - 18/02/26
Cikli i rrezikshëm i emigracionit – Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet

Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, Shqipëria humbi në katër vite 138 mijë banorë

08:17 - 18/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:53 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com