GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Gjermania dhe Franca e kanë bllokuar zgjerimin, nuk shkohet në Europë me Taulant Ballën

15:04 - 14/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Gjermania dhe Franca e kanë bllokuar zgjerimin, nuk shkohet në Europë me Taulant Ballën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se konferenca e sotme ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së për procesin e integrimit, ka qenë i planifikuar muaj më parë.

Sipas Berishës, qeveria e re gjermane ka dalë me një deklaratë, përmes së cilës thotë se nuk mund të ketë zgjerim tjetër pa reformimin e BE-së. Sipas tij, në të njëjtën mendje është edhe Franca.

“Qeveria e re gjermane të dalë me një deklaratë, me të cilën kthehet procesi i integrimit, mbetet stand by. Nuk mund të ketë zgjerim tjetër pa reformimin e BE-së. Dhe këtë e ka në sintoni me qeverinë franceze. Kur këta dy faktor bëhen bashkë, të siguroj që ai mur bëhet i pakalueshëm. Ai kalohet vetëm duke plotësuar çdo kriter dhe standard.”

Berisha u bëri thirrje demokratëve të votojnë PD-në nëse duan BE-në, teksa vijoi duke thënë; “mos u mashtroni me pasaportën false të Ramës.”

Pjese nga fjala:

Ky vendim është i katër muajve më parë.

Është një skedulë e katër muajve më parë.

Por theksoj këtu, se për PD-në, integrimi i Shqipërisë në BE është interesi kombëtar.

E shpall çështje numër 1 të interesit kombëtar të Shqipërisë, yllin polar të programit tonë.

Në këtë kontekst, në qoftë se ka një forcë politike që ka dëshmuar seriozitet të plotë në procesin e integrimit dhe ka arritur çdo objektiv që ka përcaktuar, kjo është PD.

Sali Berisha nuk i shtrin dhe nuk do i shtrijë dorën asnjë njeriu, përveçse do punojë fort për të zbatuar në këtë vend, për të arritur në këtë vend, për të ndërtuar në këtë vend standardet dhe kriteret evropiane, të cilat janë rruga më e sigurt e integrimit të Shqipërisë në BE.

Po u tregoj një shembull, e kam thënë edhe herë të tjera.

Diskutonin për vizat. Unë nuk i kërkova kujt të na bëjë një favor.

Kisha vetëm një kërkesë, i kam thënë zonjës Angela Merkel në një samit: Zonjë, unë atë që kërkoj, ose të sjellë një delegacion, për të vërtetuar 130 kriteret që ishin se Shqipëria i ka plotësuar.

Zonja nuk ngurroi, por dërgoi drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane. Tre ditë në mision ai, një nga një, bëri një raport të shkëlqyer.

Për NATO-n kam ndjekur të njëjtën praktikë.

Por tani ka një gjë, gjithë ky aktivitet antidemokratik i Edi Ramës, i Aleksandër Vuçiçit, jo vetëm i atyre, por edhe i të tjerëve, ka bërë që qeveria e re gjermane të dalë me një deklaratë me të cilën kthehet procesi i integrimit, mbetet në standby, në kuptimin që nuk mund të ketë zgjerim tjetër për reformimin e BE.

Dhe këtë e kanë në sintoni me qeverinë franceze.

Dhe kur këta dy faktorë bëhen bashkë, të garantoj se ai mur është i pakalueshëm.

Ai kalohet vetëm duke plotësuar çdo kriter, çdo standard.

Dhe të garantoj se atëherë bëhet plotësisht i kalueshëm.

Nuk shkohet në BE me Taulant Ballën ministër, deputet.

Ky i ka vënë të gjithë deputetët me dosje në mënyrë që të luftojnë për jetë ose vdekje për grabitje votash përndryshe shkojnë të gjithë në burg.

Ndaj i ftoj të gjithë shqiptarët të mendojnë se nëse janë vërtet për integrimin, të votojnë forcën politike që ka dhënë prova të pakundërshtueshme se ajo integron.

Ka integruar në Këshillin e Europës, ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE, ka liberalizuar vizat, ka marrë rekomandimin nga KE për statusin e kandidatit dhe ka marrë festën dhe ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO.

Të gjitha këto në 8 vite.

Pra, ata që kanë ADN-në e integrimit, ata dihet se kush janë dhe të mos mashtrohen me pasaportën false të Edi Ramës, të cilën sot për sot nuk e pranon askush.

Shqiptarët kanë vetëm një alternativë për pasaportën evropiane, të ikin nga Shqipëria.

Etiketa: ballaberishaEurope

Lajme të lidhura

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës
Aktualitet

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Para
Dumani kërkon rikandidimin, reagon Berisha: Nuk e ndryshojmë Kushtetutën për karrigen tënde!

Dumani kërkon rikandidimin, reagon Berisha: Nuk e ndryshojmë Kushtetutën për karrigen tënde!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaron në një konferencë për mediat nga selia blu se Këshilli i Mandateve...

Lexo më shumë
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com