GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Gjinushi me Kadarenë, njësoj si Rraja me hunj me një pastor

12:16 - 20/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Gjinushi me Kadarenë, njësoj si Rraja me hunj me një pastor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha deklaroi në Kuvend sot se kjo seancë e fundit po vendos me ligj dënimin e shqiptarëve, duke iu referuar projektligjit për studentët e mjekësisë. Po ashtu, duke folurpër ligjin mbi Akademinë e Shkencave, ai tha se është e turpshme që ky institucion të drejtohet nga një njeri që nuk i ka dhënë asgjë shkencës.

“Kjo që ndodh sot në ditën e fundit të parlamentit është jashtë çdo lloj ligji, morali apo rregulli.

Këtu vendosim me ligj të dënojmë shqiptarët, të dënojmë studentët dhe de facto të mbyllim Fakultetin e Mjekësisë. Po të isha student, kurrë nuk do të regjistrohesha në një fakultet që të imponon këtë që impononi ju. Kjo është në përputhje me doktrinën e Çubrillovicit për shpërnguljen e shqiptarëve. Shkoni te mjetet e diktaturës, për të zgjidhur problemin numër një, që është problemi i shëndetit të shqiptarëve.

Së dyti, ligji i akademisë është historia më e turpshme në 30 vite. Veproni si ata në shpellën e Borizanës. Për të zgjatur mandatin e një njeriu që nuk meriton të qëndrojë një ditë dhe që është produkt i një marrëveshje kriminale mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Çfarë politike ka bërë Gjinushi, çfarë studimi ka bërë? Ka bërë marrëveshje me Tom Doshin. Po a ka gjë më të turpshme? Të krahasosh Gjinushin me Ismail Kadarenë është si të krahasosh Rrajet me shkopinj në dorë me pastorin.

Së fundmi, nuk ke faj ti zonjë që deklaron se asnjë qindarkë nuk deklaron nga buxheti i shtetit. Nuk ke faj se djegësat ua kanë shuar memorien, ua kanë shuar moralin. Po ju informoj se me një marrëveshje të firmosur vetëm në vitin e parë, djegësi i Tiranës ka marrë nga qeveria shqiptare 6.4 milionë euro dhe 1.1 milionë euro nga bashkia e Tiranës. Janë bërë gjeri tani 64 milionë euro nga buxheti i shtetit. Këto fonde shkojnë në kontot e Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Edhe ju zonjë jeni e zhytur në aferën e djegësave dhe jeni anëtare e bandës kriminale,” tha Berisha.

Etiketa: berishaGjinushikadare

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Reperi Majk nuk paguan për të birin, por i jep para të dashurës?!

Reperi Majk nuk paguan për të birin, por i jep para të dashurës?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com