GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha: Gjoba 120 milionë euro për Beketin është më e madhja në histori, sepse u mbyll një televizion

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Gjoba 120 milionë euro për Beketin është më e madhja në histori, sepse u mbyll një televizion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në tubimin qytetar që zhvillohet te ajo që është pagëzuar prej 320 ditësh si “Rruga e Shpresës”, në mbështetje të tij pas vendimit të GJKKO-së për ta lënë në “arrest shtëpie”, lidhur me hetimet që po zhvillohen për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në Tiranë.

FJALIMI I BERISHËS

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore për ju, qëndrestare e qëndrestarë të pamposhtur, misionare e misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, kauzës së lirisë, kauzës së dinjitetit, kauzës së mirëqenies, interesit kombëtar dhe integrimit të vendit.

Të dashur miq, këto ditë në mediat e pakontrolluara nga qeveria ka zënë vend kryesor lajmi se Shqipëria pagoi gjobën më të madhe në tërë historinë e saj.

Gjobën më të madhe të kohërave.

Pagoi gjobën prej 120 milionë euro Beketit, i cili fitoi gjyqin kundër narkobanditëve të Tiranës në të gjitha shkallët, në Arbitrazhin e Bankës Botërore, në Bruksel dhe kudo.

120 milionë euro, edhe njëherë e theksoj se janë jo gjoba e shekullit, por gjoba më e madhe e të gjitha kohërave.

Kjo gjobë erdhi sepse Edi Rama me Erion Veliajn, në një akt të mirëfilltë antiligjor, antikushtetues, antidemokratik, mbyllën një televizion, Agon Channel, i cili funksiononte sipas rregullave më të mira të medieve të lira.

Ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat kombëtare që e censurojnë lajmin sot të Edi Ramës. Mediat antikombëtare të klonuara me TVSH-në, por përkundrazi në standardet e një media dinjitoze, informonte shqiptarët për vjedhjet klamoroze të Edi Ramës, qeverisë.

Filmoi dhe transmetoi dasmën në Kalanë e Gjirokastrës të Erion Veliajt, dasmën e bërë me paratë që ky hajdut i kishte dhënë në tender vëllait të tij.

Pra, ky hajdut edhe shenjtërinë e martesës nuk ngurronte ta përdhoste me paratë e vjedhura qytetarëve.

Dhe pastaj u vërsulën të tërbuar kundër televizionit, i vunë drynin, i prenë valët dhe sot në gjykatat më serioze të botës, Shqipërisë i konfiskohen 120 milionë euro të Albkontrollit, në gjobën më të madhe të kohërave.

Miqtë e mi, 120 milionë euro janë 300 përqind më shumë se sa fondi i përcaktuar për 40 përqind të popullatës në Shqipëri, për fermerët shqiptarë.

120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa fondi i përcaktuar për kompensimin e pronarëve.

120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa fondi i përcaktuar në buxhet për indeksimin e pensioneve.

120 milionë euro janë 4 herë më shumë se sa bonusi i fundvitit për 780 mijë pensionistë.

120 milionë euro janë 30 herë më shumë se çmimi vjetor i ilaçeve për të trajtuar në Spitalin Onkologjik për të sëmurët rëndë.

Pra, 120 milionë euro janë një shumë e madhe, të cilën shqiptarët e paguajnë sot sepse ky televizion nuk pranoi të klonohej si mediat e tjera shtetërore.

Nuk pranoi të bëjë pazare me qeverinë, të fitojë tendera apo të kërkojë leje ndërtimi për t’u blerë nga Edi Rama.

Dhe sot, shqiptarët paguajnë nga taksat e tyre aktin kriminal të Edi Ramës, Erion Veliajt ndaj një televizioni.

Paguajnë gjobën më të madhe, kurse Altin Mercenari hesht.

PD e denoncoi në kohë veprën penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ndonëse gjykatat ndërkombëtare dhanë verdiktin, ky kriminel në Skrapin e partisë mbyll dosjen dhe është shndërruar në mburojë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

PD garanton shqiptarët se për këtë krim të shëmtuar, Edi Rama, Erion Veliaj, do paguajnë çdo qindarkë nga pasuritë e vjedhura të tyre. Do konfiskohen sarajet e Surrelit dhe pallati i Linda Ramës, vila, hotelet e Erion Veliajt.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin
Aktualitet

Patosi përsëri në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin

12:06 - 19/08/26
Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie
Uncategorized

Vrasja e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

11:02 - 19/08/26
Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Para
Barazim pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Çekia ndajnë pikët

Barazim pa gola në "Air Albania", Shqipëria dhe Çekia ndajnë pikët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com