GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Hetimi i plotë për 21 Janarin është në interesin tim, vetëm Rama trembet nga e vërteta

11:12 - 03/11/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Hetimi i plotë për 21 Janarin është në interesin tim, vetëm Rama trembet nga e vërteta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, teksa është pyetur nëse ka një fletëthirrje ndaj tij për çështjen e 21 janarit.

Berisha u shpreh se zbardhja dhe hetimi i plotë i këtij rasti është në interesin e tij dhe të PD-së sepse demonstrata e 21 janarit 2011, sipas tij ishte “me axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”.

Kreu i PD theksoi se nuk mund të gjendet asnjë urdhër i dhënë për Gardën e Republikës për të qëlluar, sepse, sipas tij “nuk ka pasur asnjë urdhër nga askush”.

Berisha është shprehur se hetimet për këtë dosje janë penguar sipas tij nga Edi Rama.

Ai tha se zbardhja e çështjes është në interesin e tij maksimal, ndërsa shtoi se nëse do i shkojë një fletëthirrje nga SPAK do të paraqitet.

“Tani, do të sqaroj shqiptarët se nga viti 2013 gjer në vitin 2025, njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama. Shqiptarët e dinë mirë, se unë nuk kam pasur, përkundrazi një armiqësi të hapur me Ina Ramën, e cila në qoftë se ky është sivëlla me Troplinin, Ina është simotër e Troplinëve. Mësoje nga unë këtë. Përveç të tjerash. Por Ina Rama, e cila refuzoi prokurorin ndërkombëtar që unë kërkova, se erdhi prokurori ndërkombëtar, se nuk është e vërtetë që nuk erdhi, ka ardhur prokuror amerikan, nuk hetonte dot sepse i dilte Edi Rama.

Dhe kërkesa zyrtare e qeverisë amerikane është kjo: të hetohet nga polici i thjeshtë tek organizatori kryesor. Kjo kërkesë ka ardhur këtu nga Thomas Countryman që erdhi i posaçëm për këtë krizë. Një. E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD-së sepse ajo ishte e qartë një axhendë, ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit, me një axhendë politike, përmbysjen e pushtetit.

Tani, i vetmi urdhër që ka pasur është ky, që Karlo Bolino që mori 4 mijë metër katror tokë të familjes Llagami, familja Begeja, etj, e lënë për gjimnaz, Naurela Llagami mori 3 milionë euro çka i përkiste familjes së vet, Karlo e mori me 1 euro dhe ju paguat 3 milionë euro për Karlon që e shpërbleu Edi Rama.

Nuk ka pasur asnjë urdhër absolutisht nga askush dhe nuk do mund ta gjejnë kurrë se ka pasur urdhër se nuk ka pasur urdhër. Garda ka vepruar në përputhje me ligjin dhe vetëm ligjin, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes sonë në pushtet. Kaq,” tha Berisha.

Etiketa: 21 janarberisha

Lajme të lidhura

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025
Aktualitet

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

11:04 - 23/03/26
Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci
Aktualitet

Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

10:25 - 23/03/26
Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore
Aktualitet

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

09:50 - 23/03/26
Para
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e OSBE-ODIHR: U shkel barazia në zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin rrugor “Lezhë-Fushë Krujë”, ndërron jetë këmbësori (Emri)
Uncategorized

Aksident në Divjakë! Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari (Emri)

11:08 - 23/03/26

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në aksin rrugor...

Lexo më shumë
Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

Rama mburret me punësimet, por vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025

11:04 - 23/03/26
Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë

Publikohet formacioni i javës së 29-të, Orges Shehi zgjidhet trajneri më i mirë

10:52 - 23/03/26
Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

Protesta e opozitës, ambasada e Gjermanisë në Tiranë: Tubimet janë e drejtë themelore në demokraci

10:25 - 23/03/26
Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje: Ka raportime për dhunë policore

09:50 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com