GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha-himariotëve: Vota për opozitën do të thotë asnjë qindarkë për tunelin

21:58 - 31/07/24
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha-himariotëve: Vota për opozitën do të thotë asnjë qindarkë për tunelin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje banorëve të Himarës që të votojnë kandidatin e opozitës në zgjedhjet e së dielës, 4 gusht, pasi vota për opozitën do të thotë asnjë qindarkë për tunelin korruptiv.

‘Nuk do paguani ju vjedhjet e Ramës dhe Ballukut’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, o sot o kurrë, duhet të ngrihemi për qeveri teknike.

Edi Rama ka bërë gjithçka që të përdorë qindra e qindra milionë para të taksapaguesve vitin e ardhshëm për të rrëmbyer mandatin e katërt, mandatin e krimit.

Të dashur miq, gjithçka varet dhe përcaktohet nga vullneti ynë, nga guximi ynë, nga vendosmëria jonë.

Është në duart tona, në trimërinë dhe guximin tonë që të përmbysim qeverinë e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut për të çelur rrugën e zgjedhjeve të reja.

Të dashur miq, në emër tuaj u bëj thirrje zgjedhësve të Himarës të votojnë kandidatin e opozitës.

U garantoj, garantoj çdo banor të Bregut se prapa Vangjel Tavos fshihen interesat personale, pasurore në Gjipe dhe në zona të tjera të klanit më të rrezikshëm mafioz të Europës, klanit Rama.

Edi dhe Olsi Rama.

Banorëve të Himarës, i ftoj në mençurinë e tyre të mos ia dorëzojnë Himarën kryemafiozit të Shqipërisë dhe Europës, Edi Ramës.

I sqaroj se është e vërtetë që unë, Sali Berisha, nuk do ndërtoja kurrë tunelin e Llogarasë sepse nuk ka zyrtar në botë që mund t’i lejojë vetes të investojë 45 mijë euro për një shtrat turistik.

Por nga ana tjetër, u them banorëve të Himarës se për çdo udhëtar, se për çdo turist, Himarën asgjë në mënyrë më madhështore nuk e paraqet se Qafa e Llogarasë që ky ia lidhi sytë me tunelin e Llogarasë.

Himariote e himariotë, pas tunelit të Llogarasë fshihen interesa mafioze, me të cilat u vodhën 50 milionë euro nga mafia shtetërore shqiptare e Edi Ramës dhe ndërkombëtare.

Fshihen ata të cilët me baule i çuan Edi Ramës eurot për një tunel që unë e kisha refuzuar dhe do e refuzoja.

Por një gjë ta keni të qartë, vota për opozitën është votë për asnjë qindarkë për tunelin.

Nuk do paguani ju vjedhjet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Nuk do paguani ju vjedhjen e tmerrshme ndërkombëtare në tunelin e Llogarasë.

Do e paguajë Edi Rama, Belinda Balluku, mafia ndërkombëtare!

 

Etiketa: berisha

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Zharri në Shëngjin/ Çako: Jemi prapë në operacion

Zharri në Shëngjin/ Çako: Jemi prapë në operacion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com