GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Historia përsëritet, si Enver Hoxha që nuk e donte Kosovën Republikë, edhe Edi Rama është kundër saj

20:44 - 08/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Historia përsëritet, si Enver Hoxha që nuk e donte Kosovën Republikë, edhe Edi Rama është kundër saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e organizuar në selinë blu nga FRPD dhe grupimi ‘Dhjetor ‘90’ në kuadër të ‘8 Dhjetorit’, Ditës së Rinisë. Berisha kujtoi si nisi lëvizja më e madhe qytetare që rrëzoi diktaturën në Shqipëri. ‘Revolucion studentor i 1990, përzuri edhe Beogradin i cili në fakt, në çdo kohë dhe rrethanë diktonte politikën e Tiranës’, theksoi ai.

Kryedemokrati u shpreh se lëvizja e studentëve në 1990 ishte një lëvizje ku bijtë dhe bijat firmosën kundër pushtetit të etërve të tyre. Duke kujtuar orët e para dhe ato që pasuan zhvillimet e atyre ditëve që filluan më datë 8 dhjetor, Berisha u ndal te udhëheqësi i studentëve, Azem Hajdari, “i cili u betua mes tyre se nuk do t’i tradhtonte asnjëherë dhe një gjë e tillë mund të ndodhte vetëm kur ai të vriste fëmijët e tij, Kirin dhe Rudinën”.

Lideri i opozitës ka cituar Ronald Regan për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria sot, i cili është shprehur se ‘duhet një gjeneratë për tu zhdukur demokracia’. ‘E ka thënë Ronald Regan, duhet një gjeneratë për tu zhdukur demokracia. Ja ku jemi, pas 34 vitesh ne jetojmë përsëri në diktaturë’, u shpreh Berisha gjatë takimit me FRPD dhe grupimin ‘Dhjetor ‘90’ në selinë blu.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, se njëjtë si Enver Hoxha nuk e do Kosovën. ‘Historia përsëritet, si Enver Hoxha që nuk e donte Kosovën Republikë, edhe Edi Rama është kundër saj’, theksoi.

Kryetari i Partisë Demokratike u ndal edhe te tre rezolutat ndërkombëtare, CDI, PPE dhe IDU, ku Edi Rama cilësohet narkodiktator, i cili përdor drejtësinë për të sulmuar drejtuesit e opozitës. ‘Mbështetja është një detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë, ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij.

Etiketa: PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore
Aktualitet

Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

13:37 - 22/03/26
Rama si Enveri/ Pasi u prish me BE-në hedh sytë nga Kina: Në podcast me zyrtaret e Ambasadës kineze
Breaking Views

Rama si Enveri/ Pasi u prish me BE-në hedh sytë nga Kina: Në podcast me zyrtaret e Ambasadës kineze

12:49 - 22/03/26
(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol
Aktualitet

(VIDEO) Vlorë, arrestohet 35-vjeçari, i gjenden në banesë municion dhe tritol

11:15 - 22/03/26
Para
U kap me 20 mln euro, lidhjet e Shefit të Krimit Ekonomik të Spanjës me shqiptarët

U kap me 20 mln euro, lidhjet e Shefit të Krimit Ekonomik të Spanjës me shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës
Lajme

Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës

14:23 - 22/03/26

Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, Drejtori i UKT Flauers Shoshi eshte shprehur se sot ne kete dite rikujtohet rëndësia jetike...

Lexo më shumë
Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore

Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore

14:05 - 22/03/26
Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

13:37 - 22/03/26
Sulmi ndaj bazës në oqeanin Indian, Irani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës në oqeanin Indian, Irani mohon përgjegjësinë

13:29 - 22/03/26
Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin

Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin

13:19 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com