GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Berisha hodhi bazat e një organizate anti-amerikane”, publikohet rezoluta e plotë e Këshillit të PD

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Berisha hodhi bazat e një organizate anti-amerikane”, publikohet rezoluta e plotë e Këshillit të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021. Mes të tjerash, në rezolutë thuhet se thirrjet “në Kuvendin e 11 dhjetorit të mbledhur nga Sali Berisha shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimmarrjen e saj si institucion politik”.

Më tej, rezoluta thekson se “tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore”.

Rezoluta e plotë e PD:

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur sot në 12 dhjetor 2021 në përmbushje të përgjegjesive të veta politike dhe statutore, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve,

-Diskutoi mbi situatën shqetësuese  të krijuar nga lëvizja e zotit  Sali Berisha pas pezullimit të tij nga Grupi Parlamentar dhe tubimi i  tij përmbledhës i datës 11 dhjetor;

-Konstatoi se thirrja e këtij tubimi me pretendimin se po mblidhte një Kuvend të Partisë Demokratike  dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik;

-Vëren se tubimi falsifikoi dhe përdori simbolet dhe logot e Partisë Demokratike në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore;

-Vlerëson se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i  djeshëm si finalizim i saj janë  një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shpërbërjen e saj si forca më properëndimore në vend,  duke  synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbrojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA.

-Konkludon se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike.

-Afirmon se Kuvendi Kombëtar i datës 18 dhjetor është Kuvendi i vetëm i ligjshëm e gjithëpërfshirës i demokratëve, ku do të diskutohet, debatohet e vendoset në mënyrë demokratike për thellimin e  demokracisë se brendshme dhe fuqizimin e PD-së përballë sfidave të kohës.

– Konsideron se duke instrumentalizuar disa problematika të brendshme të Partisë Demokratike, shqetësimet dhe ndjeshmëritë e sinqerta të mjaft demokratëve pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, si dhe duke mobilizuar e mbledhur rreth vetes një grup organizatorësh me agjendë dhe interesa personale të së shkuarës dhe të sotmes,  lëvizja “Berisha” për të shantazhuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  siç e deklaroi hapur në fjalën e tij, Sali Berisha hodhi dje bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë.  Kjo është lëvizja e parë antiamerikane në historinë e tri dekadave të sistemit demokratik dhe e dyta në historinë e Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës.

-Partia Demokratike distancohet me forcë dhe dënon lëvizje të tilla që bien ndesh me  përcaktimet  identitare të saj, me interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve, me marrëdhëniet strategjike jetike të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar me SHBA.

-Këshilli Kombëtar apelon demokratët që ishin në tubimin e 11 dhjetorit për shqetësimet e tyre legjitime, që nuk kanë lidhje me agjendën dhe interesat personale të Sali Berishës, të reflektojnë dhe të qëndrojnë të bashkuar me shumicën e demokratëve rreth historisë dhe vlerave të shenjta të Partisë Demokratike.

-Këshilli Kombëtar e konsideron luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkushmërisë  në sferat e larta si një element kyç për  vendosjen  e shtetit të së drejtës, mbajtjen e zgjedhjeve  të lira e të ndershme,  integrimin e Shqipërisë në BE, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, zhvillimin dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Në ketë luftë vendosja nga SHBA e antikorrupsionit si përparësi e politikës së saj dhe përdorimi i sanksioneve kundër zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar në  Shqipëri ka qenë dhe është një faktor vendimtar për shembjen e sundimit  aktual dhe shumëvjeçar të korrupsionit dhe paligjshmërisë në vend

-Këshilli Kombëtar shpreh vlerësimin dhe e mbështetjen e plotë për ngritjen në një nivel të ri dhe më të ngushtë të marrëdhënieve të bashkëpunimit të Partisë Demokratike dhe kryetarit të partisë me SHBA.

-Këshilli Kombëtar mbështet të gjithë veprimtarinë dhe vendimmarrjen e Kryetarit, Kryesisë dhe Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe alternativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse.

Etiketa: organizatePD

Lajme të lidhura

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!
Breaking Views

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26
‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Para
Aksident në Elbasan, makina përplas kalimtarin së bashku me fëmijën 6-vjeç

Makina përplaset me bordurën e rrugës, si paraqitet gjendja e shoferit 64 vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26

Dashi Sot ke energji të mirë dhe dëshirë për të vepruar, por yjet të këshillojnë të mos nxitohesh. Reagimet impulsive...

Lexo më shumë
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş