GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Berisha humbet kuletën, taksisti nga Kukësi bën veprimin që e habit

18:25 - 26/11/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhunohet taksisti në Tiranë, përfundon me plagë në spital
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një taksist me origjinë nga Kukësi është kthyer në një shembull të mirë në kohët e vështira që po kalon shoqëria shqiptare. Taksisti i identifikuar si Halil Hafuzi ka tërhequr vëmendjen e regjisorit të njohur nga Kosova, me gjestin e tij, duke i kthyer kuletën që kishte humbur në automjetin me të cilin lëvizte në Tiranë, gjatë vizitës së fundit.

Fatos Berisha, drejtues i PriFest dhe regjisor i njohur, ka ndarë me ndjekësit e tij historinë. Duke udhëtuar me një taksi, Berisha tregon se kishte humbur kuletën bashkë me dokumentet e tij.

Megjithatë, taksisti, Halil Hafuzi nga Kukësi, e gjeti kuletën dhe pasi e identifikoi, bëri një përpjekje të madhe për ta kthyer atë në dorë të pronarit.

Regjisori shprehet për mënyrën e papritur dhe admiruese si taksisti mori përgjegjësinë për të gjetur kontaktin në internet dhe ia dorëzoi kuletën në atë adresë.

“Dje në Tiranë. Mora taxi për te TullaCulture dhe me taksistin (me prejardhje nga Kukësi) bëmë bisedë të këndshme rreth Kosovës, Kukësit, Londrës, çmimeve e të ngjashme. Zbrita te Tulla, dhe ai aty e kuptoj çfarë dhe ku ishte Tulla.

Por, unë nuk kuptova që në atë taksi më kishte rënë kuleta (me gjitha kartelat e leternjoftimin).

Ndërkohë, taksisti kishte gjetur kuletën, nga ID ime e kuptoi e kujt ishte, dhe mori mundin të hulumton në internet për të gjetur ndonjë kontakt të Tulla Center. E gjenë dhe u shkruan, duke lënë kontaktin e tij.

Dhe krejt në fund, edhe ma sjell kuletën aty ku më kishte lënë.

Ai quhet Halil Hafuzi.

Ende ka njerëz të mirë.

Një qytetar i ndershem i Tiranës që duke bërë vepër të mirë i bën nder edhe qytetit”, shkruan regjisori i njohur nga Kosova Fatos Berisha.

Etiketa: berishaKukëstaksist

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Politikanët shqiptarë urojnë kombëtaren për kualifikimin në EURO 2024

“Shqipëria në Euro 2024”, objektivi u shpall nga Duka që në 2022-in/ Sot edhe skeptikët gëzojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja
Aktualitet

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm, (21 shkurt) pasi...

Lexo më shumë
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com