GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha hedh akuza të forta për Vlora Hysenin: Rama e përdorte për të rrëzuar qeverinë e Kosovës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha hedh akuza të forta për Vlora Hysenin: Rama e përdorte për të rrëzuar qeverinë e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të reja lidhur me periudhën kur Vlora Hyseni drejtonte Shërbimin Informativ të Shtetit.

Sipas Berishës, në vitin 2023 një specialist i IT-së në SHISH kishte hartuar një raport, në të cilin shprehte shqetësimin për atë që e konsideronte përfshirje abuzive të drejtoreshës së atëhershme në veprimtarinë e AKSHI-t.

Berisha pretendoi se materiali nuk iu përcoll instancave më të larta, por u asgjësua në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e Shërbimit.

“Në vitin 2023, një specialist i IT në Shërbimin Informativ ka informuar, ka bërë raport dhe ka shprehur shqetësimin e thellë se drejtoresha po implikohej në mënyrë abuzive në veprimtarinë e AKSH-it. Ky material nuk është përcjellë në instancat eprore, por është asgjësuar në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e Shërbimit. Me tender sekret, kjo ka organizuar personat që do të siguronin rrjetin informatik të Shërbimit Informativ dhe këta persona janë persona të palicencuar”, tha Berisha.

Kreu i PD-së ngriti akuza edhe lidhur me aktivitetin e Hysenit gjatë periudhës që ajo ishte në krye të SHISH-it. Sipas tij, ish-drejtoresha është përdorur nga kryeministri Edi Rama në raport me zhvillimet politike në Kosovë, ndërsa pretendoi se ajo ka pasur lidhje edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Unë ndjej keqardhje të thellë që sot ky Shërbim, me një trashëgimi të pamohueshme të çmuar në bashkëpunim ndërkombëtar, por edhe në fushën e sigurisë, bëhet objekt i një turpërimi botëror për shkak të Edi Ramës, që merr një njeri jashtë të gjitha kritereve, të shkarkuar nga një qeveri, të cilën e ka përdorur për të rrëzuar qeverinë e Kosovës. Po ka implikime gjithashtu edhe në Maqedoni. Sepse lidhjet kjo i ka pasur të shumëllojshme”, tha Berisha.

Deklaratat vijnë pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Hysenin, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Duke komentuar situatën në Shërbimin Informativ të Shtetit, Berisha u bëri thirrje punonjësve të institucionit të ruajnë integritetin e tij.

“Unë ndjej keqardhje të thellë që sot ky Shërbim, me një trashëgimi të pamohueshme të çmuar në bashkëpunim ndërkombëtar, por edhe në fushën e sigurisë, bëhet objekt i një turpërimi botëror për shkak të Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Etiketa: berishaHyseniKosove

Lajme të lidhura

Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Hetim urgjent për aktin e kryeministrit…
Breaking Views

Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Hetim urgjent për aktin e kryeministrit…

20:56 - 02/11/26
“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut
Breaking Views

“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut

20:47 - 02/11/26
Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai
Aktualitet

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

20:16 - 02/11/26
Para
Daku dhe Seferi karikojnë kuqezinjtë para Bjellorusisë: Jemi grup i fortë, por do fitojmë

Daku dhe Seferi karikojnë kuqezinjtë para Bjellorusisë: Jemi grup i fortë, por do fitojmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Dritë në fund të tunelit’ për Partizanin, trajneri Karoglan i gëzohet fitores së parë përballë Teutës pretendente
Sport

‘Dritë në fund të tunelit’ për Partizanin, trajneri Karoglan i gëzohet fitores së parë përballë Teutës pretendente

21:08 - 02/11/26

Partizani më në fund sheh pak dritë në horizont, teksa ka marrë sot fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit...

Lexo më shumë
Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Hetim urgjent për aktin e kryeministrit…

Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Hetim urgjent për aktin e kryeministrit…

20:56 - 02/11/26
“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut

“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut

20:47 - 02/11/26
UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

20:33 - 02/11/26
Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

20:16 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com