Lideri demokrat, Sali Berisha ka deklaruar se, sipas tij, ndryshimet ligjore të ndërmarra nga mazhoranca kanë një qëllim të drejtpërdrejtë: të zhvlerësojnë provat që mund të përmbajnë telefonat dhe komunikimet e Edi Ramës dhe njerëzve të tij të afërt.
Në një prononcim për gazetarët pas daljes nga SPAK, kreu i PD-së përmendi edhe emrat e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Vlora Hysenit, duke pretenduar se ata kanë nisur të flasin pasi, sipas tij, kanë kuptuar se Rama “i ka shitur”.
Ndërsa i ndalur tek hetimet për Ballukun, Berisha tha se janë mesazhe të shumta që implikojnë kreun e qeverisë në afera korruptive.
Tani çfarë ka ndodhur?
Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni dhe i gjithë enturazhi po e kuptojnë që i ka shitur Edi Rama.
Po, po, i pabesi besë nuk ka.
Edhe ai nuk mund të jetë i pabesë vetëm me mua, po qe i pabesë ndaj meje, është i pabesë ndaj të gjithëve.
Pra pabesia nuk është selektive.
Pra, ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin.
Ata e kuptuan që i kishte dhënë të gjitha porositë, të gjitha garancitë, ky njeri i lëshoi në duart e policisë.
Dhe ky tani për të zhvlerësuar qindra mesazhe e dokumente të tyre që i ka ky, shkëmbimet me Roni Yeffet, me Ermal Beqirin, me Vlora Hysenin dhe të tjerët në grupin e strukturuar kriminal, për të çliruar veten nga këto… po nga Lubia, si i tha Lubia, 60 përqind të mesazheve janë tuat aty në dosje, nga 6 mijë mesazhe, 4 mijë janë tuat, nuk janë të miat.
Pra është e tëra për të shpëtuar Edi Ramën nga provat të cilat nuk mund t’i zhvlerësojë kurrë.
Prisni, në Këshillin e Evropës, me zyrtarët e lartë me të cilët unë bisedova, shtrova problemin se ky u përpoq t’i zhvlerësonte këto me Gjykatë Kushtetuese.
Në qoftë se u kujtohet, u dërguan regjistrimet e dosjes Metamorfoza dhe po të merrnin ato goditje, do merrnin të gjitha. U dhanë dhe miliona, miliona euro aty, u bë një turp i madh, se ç’u bë, nuk u mor vesh, por në fund dështoi në atë përpjekje.
Dhe tani do të bëjë ligjin t’i zhvlerësojë me ligj.
Kjo është e gjitha.
Por heshtja e tyre i inkriminon nga i pari tek i fundit”, u shpreh ai.









Discussion about this post