GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha i dërgon letër ambasadorit britanik: Nëse keni prova dërgojini edhe në gjykatat shqiptare

14:47 - 23/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha shpallet non grata nga Britania e Madhe: Më është ndaluar hyrja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka dërguar një letër të hapur ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë Sir Alastair King-Smith, ku e pyet në lidhje me faktet dhe provat e pretenduara për shpalljen non grata të tij.

“Letër e hapur drejtuar Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith. Shkelqësia Juaj! Dje, ambasda e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë që ju drejtoni reagoi ndaj deklaratës time për shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Në mungesë të fakteve, në vend të ndjesës publike, në këtë reagim mbrohen shpifjet vulgare të letrës në emër të sekretarit të brendshëm në të cilën unë akuzohem për korrupsion dmth përdorimin e pushtetit për pasurimin tim dhe të rrethit tim për të cilat nuk keni sjellë dhe nuk do të mund të sillni kurrë asnjë provë dhe fakt të vetëm për arsyen e thjeshtë se nuk ekzistojnë”, shkruan Berisha. 

Berisha e pyet ambasadorin se si ka mundësi që Damir Fazllic, i cili nuk është i dënuar as në Shqipëri, dhe as në Britani, të shërbejë si alibia e vetme e akuzave të korrupsionit ndaj tij.

“E vetmja gjë konkrete që përmendet në atë letër për korrupsionin është shtetasi britanik Damir Fazlic, ish këshilltari im elektoral në ekipin e BGR në zgjedhjet e vitit 2005, të cilin sipas letrës, unë e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolën prova inkriminuese. Në fakt, 14 vite më parë, prokuroria shqiptare e hetoi sipërmarrësin në fjalë për një kohë të gjatë duke nxjerrë përfundimin se nuk kishte mundur të provonte asnjë nga shkeljet e pretenduara për të. Më lejoni të theksoj se e gjithë historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat të Fazlic për investim direkt, dhe jo për lidhje me tendera apo kontrata publike”, shkruan Berisha. 

Berisha përsërit deklaratat e djeshme, kur thotë se biznesmeni me shtetësi britanike nuk ka përfituar asnjë qindarkë para publike gjatë qeverisjes së tij, e mandej shprehet se drejtësia shqiptare në këto 9 vite, ka pasur mundësi dhe pavarësi që të hetojë.

“Për më tepër, gjatë 9 viteve që prej largimit tim nga qeveria, nëse do të kish pasur shkelje, prokuroria ka pasur mundësi të hetonte përsëri, por asnjëherë një gjë e tillë nuk është bërë për faktin e thjeshte se hetimi i parë, ndonese i plote e i thelluar, nuk gjeti asgje te jashteligjshme. Ndaj, deshiroj t’ju pyes, a eshte i denuar ne vendin tuaj z. Fazlic, dhe nese jo, si mundet jurisprudenca dhe etatizmi shembullor britanik, te transferoje barren e nje fajesie te paqene nga nje subjekt i Madherise se Saj, tek nje subjekt i nje juridiksioni sovran si ai i Shqiperise? Nese Fazlic eshte i lire nga barra e fajit ne vendin tuaj, si mund te perdoret faji i bashkepunimit me te ne nje domain tjeter ligjor dhe institucional?! Absurde, per te thene me te pakten! Nese Shkelqesia Juaj ka prova inkriminuese per shtetasin tuaj, ligji ju detyron t’i dergoni ato para drejtesise shqiptare ose angleze dhe jo te tirrni shpifje publike pa sjelle asnje argument. E gjej tendencioz dhe absurd perdorimin per akuza ndaj meje te emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim, dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, dhe qe nuk ka perfituar kurre as dhe nje cent nga qeveria ime, e per me teper, pas largimit tim nga pushteti ka vijuar te beje investime te rendesishme ne Shqiperi”, shkruan Berisha. 
Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Gabimi më i madh që bëni kur thani flokët

Gabimi më i madh që bëni kur thani flokët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com