GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha i kërkon falje ambasadorit Gonzato: Nëse e konsideron fyerje…

në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha i kërkon falje ambasadorit Gonzato: Nëse e konsideron fyerje…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar nga jashtë Parlamentit se i kërkon falje ambasadori të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, nëse ky i fundit e ka konsideruar si fyerje deklaratën e tij më herët ditën e sotme.

Pyetje: Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin e ka cilësuar sulm të papranueshëm deklaratën tuaj për ambasadorin Gonzato dhe thekson se barazia gjinore është në linjë me direktivat e BE. Keni kërkim falje për ambasadorin?

Sali Berisha: “Gjëja më e thjeshtë për mua është të kërkoj falje. Por në qoftë se ambasadori Gonzato një deklaratë të bërë publike vetë se, kam qenë i martuar dhe djalin e vogël e kam 31 vjeç dhe tani jetoj me një partner, ose jam i martuar me një burrë, dhe kjo deklaratë u përdor nga unë mënyrë absolute pa asnjë intension fyerje, pasi unë jam autori i një ligji që i ka dhënë fund në mënyrë përfundimtare, çdo forme diskriminimi.

Thashë këtu që ai vetë ka qenë binar dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Nëse ripërsëris deklaratën që ka bërë vetë, unë nuk di se çfarë fyerje. Unë nuk kisha bërë asnjë hetim në jetën e tij, absolutisht, as merrem me jetën e asnjë njeriu. Por e dëgjova, e tha vetë dhe unë thashë që ka bërë këtë deklaratë.

Se si qenka fyerje kjo, unë nuk e konceptoj. Kam përdorur një deklaratë që e ka thënë vetë. Por nëse ai e konsideron këtë fyerje, atëherë mua sigurisht do ta rikonsideroj qëndrimin tim, i kërkoj të falur, nuk kam asnjë hetizim. Por nuk ishte për fyerje, nuk përbën fyerje”.

Me heret Berisha replikoi me Toni Gogun, te cilit i tha: S’pari, injoranca s’është punë e gjuhës shqipe. Parafolësi duket se fjalën binar e ngatërron me fjalën bipolar. Por zot fale se s’di ç’thotë. Fjala binar në konceptin tim s’është kurrë fyerje. E vetmja gjë që kërkova, të na tregojë cilën direktivë?’, tha ai.

“Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do ju shpreh haptas në çdo rast. Kam kërkuar nga ky parlament dhe nga ky parlament, nga ambasadori Gozato, të na tregojë cilën direktivë, sepse ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos, deklaron se ka mbajtur qëndrimin e BE. Cila direkteivë e BE përdor terminologjinë e përkatësisë së shumfishtë gjinore”,- tha Berisha.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Kalon në Kuvend projektligji për barazinë gjinore – 77 pro, 36 kundër

Kalon në Kuvend projektligji për barazinë gjinore – 77 pro, 36 kundër

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com