GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: I sterrosur në fytyrë, Veliaj tenton tani të fajësojë Ramën

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: I sterrosur në fytyrë, Veliaj tenton tani të fajësojë Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha në një dalje për mediat ka fajësuar kryebashkiaun Erion Veliaj se me qëndrimet e tij lidhur me incenratorin e Tiranës, ka fajësuar kreun e qeverisë Edi Rama si të përfshirë në këtë aferë.

Berisha tha se “ai sot e shet djegësin si aferë të Edi Ramës dhe Edi Rama pa diskutim ka përgjegjësi penale për firmën që ka firmosur për bonusin 8 pikë. Por në çdo hallkë tjetër, me dokumente zyrtare, ka vetëm një përgjegjës kryesor dhe emri i tij është Erion Veliaj”.

Pavarësisht se grupi i strukturuar kriminal në SKAPin e partisë, e ka amnistuar Erion Veliajn, ky i fundit pranoi mbrëmë plotësisht fajësinë e tij, por në dallim nga ajo çka ju mund të prisnit, ky mbrëmë mori edhe guximin të bëjë përpjekjen e hapur për të fajësuar për djegësin e Tiranës, as më shumë dhe as më pak se Edi Ramën.

Erion Veliaj, i cili guxoi të fliste për ndërgjegjen në një kohë kur fytyra i ishte bërë sterrë. Dhe thoshte ndërgjegja e pastër, se si mund të shkojë ndërgjegjja e pastër me fytyrën sterrë, atë e din ai. Po t’i bësh ‘face reading’, ai del tre herë fajtor.

Pra, ndërgjegjen e kam të pastër dhe u tha qytetarëve se ata dy drejtorë që janë të burgosur, janë dy inxhinierë që kanë pasur si detyrë të thonë sa plehra prodhon bashkia.

Erion Veliaj, tezën e myshteriut, apo të klientit, e ka fabrikuar së bashku me ish-oficerin e policisë sekrete shqiptare, Arben Krajën, kohë më parë dhe unë këtu para jush kam denoncuar asokohe myshteriun Erion Veliaj.

E vërteta është se Erioni në djegësin e Tiranës, është absolutisht strumbullari numër 1 i tij.

Ai sot e shet djegësin si aferë të Edi Ramës dhe Edi Rama pa diskutim ka përgjegjësi penale për firmën që ka firmosur për bonusin 8 pikë.

Por në çdo hallkë tjetër, me dokumente zyrtare, ka vetëm një përgjegjës kryesor dhe emri i tij është Erion Veliaj.

Erion Veliaj ka firmosur planin e fizibilitetit, me të cilin ka deklaruar leverdisshmërinë e djegësit të Tiranës ndërkohë që kusht themelor për fizibilitet dhe leverdisshmëri është që një PPP të kryejë shërbimin me kosto më të ulët sesa sektori publik.

E kundërta ka ndodhur,

Erion Veliaj ka përcaktuar një kosto dy herë më të lartë sesa ç’është kalkuluar ajo nga ekspertët e mirënjohur të KLSH. Pra, ka përcaktuar tarifën 29 euro në një kohë kur ajo duhej të ishte 14 euro.

Erion Veliaj ka përdorur këtë plan me firmën e tij drejtuar Shkëlqim Canit, i cili për hir të së vërtetës, e ka kthyer si të papranueshëm dokumentin dhe kërkesën e Erion Veliajt.

Erion Veliaj, ky myshteri i Edi Ramës, pas ndryshimit të ministrit të Financave, ka përsëritur të njëjtën kërkesë te Arben Ahmetaj, me firmë, me shkresë, me vulë dhe ka marrë përgjigje nga Arben Ahmetaj se kjo nuk mund të pranohet.

Ai ka insistuar disa herë te ministri i Financave, i cili ka qenë refuzues ndaj kërkesës së tij.

Erion Veliaj ka caktuar Tushen dhe Simixhiun në komisionin e PPP-së. Institucion me dy përfaqësues. Ata i ka porositur të insistojnë në bonusin 8 pike. Por atyre, pavarësisht se ku janë, u njoh një meritë.

Merita e tyre e padiskutueshme është se në procesverbalet e mbledhjeve, kanë deklaruar të kundërtën e asaj që ka deklaruar me shkrim Erion Veliaj.

Ata kanë deklaruar se djegia e plehrave me këtë kosto nuk mund të përballohet nga Bashkia e Tiranës dhe kërkon financime nga qeveria.

Në qoftë se Erion Veliaj merrte parasysh këshillën e këtyre inxhinierëve që ishin vetëm për sasinë e plehut, djegësi i Tiranës, ose ai të paktën, nuk firmoste garancinë që i çoi Lefter Kokës për financimin me 91 milionë nga bashkia, në një kohë kohë kur ishte totalisht e pamundur sipas inxhinierëve të tij, Tusha dhe Simixhiu.”

Etiketa: berishaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
Vrau turistët çek, izolohet në sistemin 41Bis i dënuari Sokol Mjaçaj

Vrau turistët çek, izolohet në sistemin 41Bis i dënuari Sokol Mjaçaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar
Aktualitet

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26

Një kontratë publike me vlerë rreth 48.8 milionë lekë me TVSH për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Staravec-Shimcan-Zimur në Dibër...

Lexo më shumë
Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com