GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha i vë kushtin GJKKO-së: Më hiqni masën e sigurisë që të vij

14:18 - 24/10/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha i vë kushtin GJKKO-së: Më hiqni masën e sigurisë që të vij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar thirrjen e GJKKO-së për t’u paraqitur në ambientet e gjykatës për t’i marrë në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Berisha theksoi se do të shkojë sa herë të thirret, por vetëm kur gjykatësi të heqë masën e sigurisë ndaj tij, të cilën e cilësoi si antikushtetuese.

“Është ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën.

Deputeti duhet të ruajë veten të punojë, por në këtë mënyrë si e bën Rama, kjo është republika e kanabisit, e drogës”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Rama i ka shpallur luftë opozitës.

“E turpshme, e pacipë, mercenarë të ligjit bëjnë pretenca ndaj reformave të thella.

Nuk ndodh kurrë kjo.

Legjislativi është legjislativ dhe nuk mundet kurrë një gjykatës të shpifë dhe të trillojë në atë mënyrë.

U dëmtua sporti, thotë. Po si u dëmtua sporti, kur në ligj thuhet se terrenet sportive do privatizohen me kusht që pronari t’i destinojë për aktivitet sportiv? Si dëmtohet sporti?

Ndërkohë që ato ishin të pushtuara nga parolaçër e të tjerë, ishin pronarë e pronarëve, qytetarët nuk përfitonin një qindarkë prej tyre.

Ne besuam se ajo ishte rruga për të mbështetur sportin. Dhe pronari nuk e përfitonte nëse nuk garantonte se kjo do përdorej.

Pra, nuk është problemi këtu i individit, problemi është aktakuzë e mirëfilltë politike ndaj reformave.

Por PD nuk heq dorë nga asgjë nga programi i saj. Ndjehet i nderuar për çdo vendim, akt dhe ligj që është miratuar në periudhën e qeverisjes së PD dhe aleatëve.

Të gjesh gjykatës që i lejojnë vetes të shpifë dhe manipulojë për ligjet e miratuara në parlament, kjo ndodh vetëm në këtë regjim.

Kjo nuk na dekurajon ne, ne mbetemi parti reformash.

U them demokratëve se ne jemi në luftë. Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do qëndrojë me të gjitha mundësitë e saj”, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: berishaKryesore1kusht

Lajme të lidhura

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Para
Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve

Vuçiç: Brenda dy-tre ditëve do të ulem në bisedime me Kurtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi...

Lexo më shumë
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com