GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha ironizon Ramën: Do kalojmë Amerikës për naftë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Refuzimi i ftesës për Samitin e Athinës është bojkot, vetëpërjashtim nga një nismë europiane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës se, në Shpirag është gjetur naftë me cilësi më të mirë se ajo e Arabisë Saudite.

Berisha shkruan se ‘kompania Shell së bashku me Petromanos nisen në vitin 2010 shpimin e pusit ‘Shpirag 2’ dhe po thuaj aty ku ‘Oksidental’ kishte shpuar pasukses Shell-Petromanos njoftuan se në nëntor të 2013 dhe në thellësi rreth 6 mijë metra gjetën naftë të lehte pra cilësi shumë e mirë dhe rezerva të konsiderueshme natyrisht, vite drite larg nga ato të Arabisë Saudite’.

Reagimi i plotë i kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Së shpejti me Shpiragun do të dalim për prodhimin e naftës dhe gazit jo vetëm para Arabisë Saudite, por dhe vetë SHBA-së.

Rroftë Beqja! Na shndërroj në det nafte!

Të dashur miq, Edi Rama për të mbuluar amnistinë me urdhër të tij të Beqjes nga Skapi i partisë lëshoj rrufenë më të madhe të naftës dhe gazit në mjedis. Sipas tij Shpiragu do të na bëjë ne si Arabia Saudite vendi i dytë në botë për prodhimin e gazit dhe naftës. Në amnistinë tjetër të radhës e sigurtë se do të na thotë se do kapim vendin e parë vet SHBA në këtë prodhim.E vërteta është se në Shpirag ka nafte mundet edhe gaz. Kompania Shell së bashku me Petromanos nisen në vitin 2010 shpimin e pusit ‘Shpirag 2’ dhe po thuaj aty ku ‘Oksidental’ kishte shpuar pasukses Shell-Petromanos njoftuan se në nëntor të 2013 dhe në thellësi rreth 6 mijë metra gjetën naftë të lehte pra cilësi shumë e mirë dhe rezerva të konsiderueshme natyrisht, vite drite larg nga ato të Arabisë Saudite.

Ndërkohë në zonë janë bërë me sukses edhe dy apo 3 shpime tjera. Por ishte super fontana Beqja që na renditi me Arabinë Saudite. Ndaj dhe le të presim ku do na rendisë amnistia tjetër e radhës.

PS: Këtu me poshtë keni statusin tim të publikuar më datën 6 nëntor 2013.

6 nentor 2013

Te dashur miq, nje lajm i madh i mire vjen nga kompania Shell-Petromanas. Pas tre vitesh studimi te gjithanshem dhe shpimi te sukseseshem te pusit Shpirag 2 konfirmohet gjetja e nje burimi te rendesishem te ri nafte te cilesise se larte (nafte e lehte) me nje kapacitet fillestar 1300 fuçi ne 24 ore. Ky investim prej 60 milione eurosh u be ne nje zone ne te cilen nje gjigand nafte kishte shpenzuar me pare, por pa sukses, rreth 100 milone dollare.Studimet me mjetet e teknologjise me te larte dhe veçanerisht teknologjia tejet e avancuar e shpimit te pusit beri te mundur suksesin e rendesishem. Kompania parashikon nje seri shpimesh te tjera me optimizem real ne zonen e Shpiragut dhe rreth saj. Duke falenderuar me mirenjohje te thelle dhe uruar perzemersisht drejtuesit, inxhinieret, tekniket dhe punetoret e Shell-Petromanas per kete sukses qe gezon te gjithe shqiptaret le te urojme qe burime te tjera nafte dhe gazi te gjenden dhe Shqiperia, qe ende ka fushen naftembajtese me te madhe ne kontinent, te behet nje nder vendet kryesore ne prodhimin e hidrokarbureve ne Europe. Urime!!” shkruan Berisha në fb.

Etiketa: berishaKryesore1

Lajme të lidhura

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend
Aktualitet

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës
Aktualitet

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme
Aktualitet

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Para
“Shpresa vdes e fundit”, klubi i njohur vlonjat rrezikon shkrirjen

“Shpresa vdes e fundit”, klubi i njohur vlonjat rrezikon shkrirjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, pasi një person ende i paidentifikuar...

Lexo më shumë
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com