GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ja 4 arritjet e protestës së opozitës, Rilindja do reduktohet te Rama e Lul Brava

19:12 - 21/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ja 4 arritjet e protestës së opozitës, Rilindja do reduktohet te Rama e Lul Brava
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme se protesta e opozitës ka ndryshuar fatet e Shqipërisë. Dhe në kuadër të masivitetit të protestës, Berisha duke iu drejtuar Edi Ramës e pyeti se si do të ketë fytyrë të mbajë ende peng me gjykatat e tij vulën e PD-së për Lul Bravën.

Berisha theksoi se protesta e djeshme shënoi 4 arritje kryesore.

“E para; ju mbrëmë me uraganin tuaj shembët piramidën e mashtrimit të Edi Ramës dhe ja dogjët të gjitha ata miliona euro që kishte shpenzuar në luftën kundër opozitës.

Pas natës së djeshme, Edi Rama nuk mashtron dot as njerëzit e tij më të afërt e jo më shqiptarët. Me ç’fytyrë do të ju thotë ai shqiptarëve, pas uraganit të djeshëm se opozita është e dobët, se Sali Berisha është i izoluar.

Çdo mashtrim në të cilin Edi Rama e bazonte luftën e tij kundër opozitës, mbrëmë është shembur dhe me shembjen e këtyre mashtrimeve ka nisur dizintegrimi i klanit kriminal të rilindjes, i sektit kriminal të rilindjes.

Do ta shihni shpejt, socialistët e ndershëm do të zgjohen dhe do të kuptojnë se Edi Rama dhe rilindja ua ktheu partinë e tyre në një shpellë krimi.

Miq mbajeni mend këto fjalë. Do ta shihni se si në fund, rilindja do të reduktohet në vetëm dy njerëz. Në dy njerëz, Edi Rama dhe Lulzim Brava.

A e dini pse? Sepse janë të vetmit që edhe në fund besojnë në mashtrimet e tyre.

Rama beson se e duan shqiptarët, ndërsa Brava beson se i takojnë fondet publike të PD-së për ti përdorur për qëllimet e tij.

Arritja e dy e madhe e uraganit të 20 shkurtit, është jehon ndërkombëtare e jashtëzakonshme e tij.

Vlerat e kësaj jehone janë të shumëfishta.

Nga njëra anë, secili nga pjesëmarrësit, secili nga ju, është parë nga publiku i vendeve të lira, SHBA, Gjermani, Italisë, Francë, Spanjë, Japonisë, Australisë, vendeve veriore si një luftëtari i votës së lirë, i pluralizmit, i antikorrupsionit, pra si qëndrestar i kauza të drejta.

Nga ana tjetër kjo jehonë paraqiti para gjithë botës Edi Ramën, si njeriu që dhunon zgjedhjet e qytetarëve shqiptarë, që arreston për motive politike, pa asnjë provë, fakt, dokument njëlloj si në Rusi dhe Teheran, Ugandë apo Tunizi, kryetarin e opozitës nga frika apo tmerri se ai kurrë nuk i fiton dot më zgjedhjet në këtë vend.

Por nga ana tjetër, kjo jehonë e jashtëzakonshme e uraganit të 20 shkurtit, u faktoi qytetarëve, parlamentarëve, qeverive në mbarë botë, se Edi Rama u mohon të drejtat kushtetuese parlamentarë të opozitës, nuk lejon krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, për të hetuar vjedhjet e tij të mëdha me djegësat, sterilizatorët, PPP-të, portin e Durrësit, parkun e Butrintit.

Për të hetuar 140 udhëtimet e tij në 18 muaj me avion taksi që niset nga Rinasi jashtë çdo kontrolli dhe me të cilin thuhet se transportohen me baule diplomatike, qindra ton drogë dhe qindra milionë euro të vjedhura shqiptarëve, dhe qindra milionë narko euro të klaneve të tij narkotrafikante.
Ai nuk lejon hetimin e tij sepse është i zhytur kokë e këmbë në krime monstruoze”, tha Berisha.

Etiketa: berishaLul BravaprotestaRama

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Topalli: Më 20 shkurt ndodhi kthesa e madhe, tani prisni ndryshimin

Topalli: Më 20 shkurt ndodhi kthesa e madhe, tani prisni ndryshimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com