GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ja dy fjalët që Edi Rama pati frikë ti shqiptojë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Rama paguan drekë 10 mijë euro’, Berisha: Vjedh e urren shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka reaguar pas fjalimit të Kryeministrit Edi Ramës, pasi Kuvendi miratoi autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Sipas Berishës, Edi Rama foli i tmerruar, ndërsa shtoi se fjalimi i Kryeministrit ishte i mbushur me mashtrime.

Madje Berisha shprehet se Edi Rama nuk shqiptoi asnjëherë të vetme arratisjen e Ahmetajt, por edhe fjalën incenerator.

Postimi nga Sali Berisha

Edi Rama foli i tmerruar!

Ai i tmerruar dhe në panik nuk shqipëroi as edhe një herë fjalën ‘djegësa’ dhe ‘arratisje’ në fjalimin e tij.

Të dashur miq, Edi Rama pranon me heshtje se qëndron prapa aktit të turpit historik, arratisjes së shekullit së Arben Ahmetaj.

Një fjalim të mbushur me mashtrime coprolali për opozitën dhe hipokrizi demagogji për rilindasit e tij hajdutë, me një zë që i dridhej dhe mekej në thellësi, Edi Rama mbajti para shqiptarëve me një fjalim në të cilin përdori çdo fjalë ordineri, përdori çdo ‘unë’ mburraveci frikacak, por nuk guxoi të shqipërojë asnjëherë të vetme arratisjen e zëvendësit të tij Arben Ahmetaj, arratisjen e shekullit, ngjarjen më të turpshme në historinë e shtetit shqiptar, talljen më të madhe me ligjin dhe drejtësinë e një vendi, e cila në vehte përbën dhe krimin më madhor të zëvendësit rilindas hajdut të qeverisë Rama.

Edi Rama në fjalën e tij shau me gjuhë ordineri opozitën e cila zbërtheu para shqiptarëve aferën  e tmerrshme të djegsave, si ndërmarrje private të tij. Por ai nuk tha një fjalë të vetme për arratisjen e Arben Ahmetaj nga Shqipëria sepse ai është urdhër-dhënësi i arratisë. Ai nuk përmendi dhe nuk dënoi arratinë e Arben Ahmetaj dhe si një apel për anëtarët e e tjerë të organizatës së tij kriminale, por edhe shteg për veten e tij. Në rast se i kërkon drejtësia duhet ndjekur shembullin e Ahmetaj.

Por në fjalën e tij drejtuar rilindasve hajdutë, Edi Rama nuk shqipëroi as dhe një herë të vetme fjalën incenerator apo djegësa sepse për çdo shqiptar është bërë përfundimisht e qartë se  megafera e shekullit prej 720 milion eurove, nga e cila Rama dhe qeveria e tij dolën lakuriq si organizatë kriminale e mirëfilltë dhe u qartësua si në dritën e diellit se Zoto dhe Mërtiri nuk janë gjë tjetër veçse të punësuar në ndërmarrjen private të djegsave të Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Velisë.

Rama i tmerruar nuk guxoi të shqipërojë një fjalë për djegesat sepse e dinë se ne rast se flakët e tyre përcëlluan Arben Ahmetaj, do të shkrumbojnë dhe kthejnë në hi karrierën e tij politike.

Etiketa: berishainceneratorKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet edhe Erion Veliaj
Aktualitet

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet edhe Erion Veliaj

09:01 - 03/09/26
Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me eksplozivë brenda pak minutave, në shënjestër një lokal dhe garazh
Aktualitet

Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me eksplozivë brenda pak minutave, në shënjestër një lokal dhe garazh

08:50 - 03/09/26
E rëndë/Abuzoi dhe përdhunoi një grua për 4 vite me radhë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Greqi
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Rodos, 35 gramë kokainë çuan policinë në sekuestrimin e një milion eurove

08:45 - 03/09/26
Para
Ahmetaj: Dy janë zgjidhjet ose të bjerë koka e “Mbretit” ose…”

Paloka: Ahmetaj kërcënoi, s’ka pranuar marrëveshje me Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet edhe Erion Veliaj
Aktualitet

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet edhe Erion Veliaj

09:01 - 03/09/26

Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të...

Lexo më shumë
Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me eksplozivë brenda pak minutave, në shënjestër një lokal dhe garazh

Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me eksplozivë brenda pak minutave, në shënjestër një lokal dhe garazh

08:50 - 03/09/26
E rëndë/Abuzoi dhe përdhunoi një grua për 4 vite me radhë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Greqi

Arrestohet shqiptari në Rodos, 35 gramë kokainë çuan policinë në sekuestrimin e një milion eurove

08:45 - 03/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:23 - 03/09/26
Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri

Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri

07:59 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com