GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Ja dy qëndrimet e kundërta të miat e Ramës ndaj votës së lirë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Komision hetimor për zgjedhjet, Manja mbetet kriminel i pakorrigjueshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar qëndrimet e tij në lidhje me batërdinë zgjedhore të Edi Ramës dhe zgjedhjet e zhvilluara nga viti 2005-2013.

Krahasimet mes zgjedhjeve gjatë qeverisjes së tij dhe qeverisjes së Edi Ramës, kryedemokrati Berisha i shpalosi me anë të një videoje në faqen e tij në Facebook, qëndrime të dhëna gjatë konferencës së fundjavës me gazetarët.

‘Dy qëndrime të kundërta ndaj votës së lirë!’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha karshi videos së bërë publike në Facebook.

Më poshtë, pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

‘Meqë jemi këtu, nëse don të bësh një krahasim, unë të ftoj të bësh një krahasim. Në vitin 2005, gjer në vitin 2013, janë zhvilluar zgjedhje në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Duhet ta pranojmë, paraardhësi im dorëzoi pushtetin, pranoi rotacionin, dorëzoi partinë. Besoj se kjo ju shërben. Krahasohen jo të pakrahasueshmet, por ato që duhet të krahasohen. Erdhën zgjedhjet e vitit 2007. Edi Rama u ngrit me forcën më të madhe, nuk marr pjesë në zgjedhje për shkak të certifikatave të cilat për koincidencë autoriteti lëshues i tyre, 85% i lëshonin bashkitë socialiste. Dhe certifikatat kishin të njëjtat garanci si monedhat, me një firmë austriake që i prodhonim.

U bë një pamflet, absolutisht nëse po të shkruhej në një spitali psikiatrik, nuk mund të shkruhej ndryshe, se Edi Rama nuk donte të merrte pjesë në votime për certifikatat. Pasi u shkruajt ky trakt u bënë zgjedhje bënë zgjedhjet. Zgjedhjet kishin 100 anomali, por ai raport ka një frazë, të cilën unë e quaj frazë e artë. Megjithëse zgjedhjet u bënë për fërtele, thotë se qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve. Ajo ishte për mua e tëra. Pra edhe pse zgjedhjet u bënë fërtele, pasi asnjë njeri nuk mund të zbatonte traktin që firmosëm me Edi Ramën, por nuk hynte në zgjedhje ndryshe dhe në fund ata njerëz që vëzhguan zgjedhjet dhe ishin shumë, konkluduan se qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve. Kaq.

Vijnë zgjedhjet e vitit 2009. Nëse doni për të ndihmuar vendin dhe shoqërinë, vijnë zgjedhjet e 2009 dhe është e shkruar e zezë mbi të bardhë nga Audrey Glover, se këto zgjedhje përmbushën standardet kryesore të OSBE/ODIHR, që në krye. Janë të vetmet zgjedhje për të cilat është shkruar kjo.  Vijnë zgjedhjet e vitit 2013. Ish-kryeministri humbi zgjedhjet, dorëzoi në mënyrën më të rregullt pushtetin. Është kështu apo jo. Nuk ke asnjë fakt se u blenë vota apo u shitën vota.

Tani, fillon procesi nga viti 2015 gjer më sot. Procesi zgjedhor nga viti 2015 gjer më sot, krijoi një industri gjigante të blerjes së votës, e cila këtë vit shpërtheu me blerjen zyrtare publike të saj. U bë edhe në vitin 2021 me paratë për tërmetin, por paratë për tërmetin kishin një pseudomotiv, dëmet e tërmetit. Kurse zarfi në mes të fushatës për 683 mijë qytetarëve votues, nuk ka ndodhur kurrë. Vijmë prapë tek qeveria. Rritja rrogash në fushatë elektorale nuk ka ndodhur kurrë, sepse nuk mund të ndodhë, sepse e ndalon Karta e Kopenhagenit, e ndalon Kodi i Venecias, e ndalon Kodi Zgjedhor i Shqipërisë.

Por ai u shpall kinezëri. Nuk ka ndodhur kurrë në atë periudhë që po flisja, që kryeministri të bëjë fushatë dhe të thotë, po votuat ata, nuk keni para. Po votuat ata nuk ju jap një groshë, nuk keni bashkëpunim, siç ka ndodhur në këtë fushatë. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në të gjithë këtë batërdi zgjedhore’, tha gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Zgjedhjet

Lajme të lidhura

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
Para
Fitorja e Erdogan në zgjedhje, mesazhi i veçantë i Putin

Fitorja e Erdogan në zgjedhje, mesazhi i veçantë i Putin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com