GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ja përgjimet që fundosin Veliajn te inceneratori i Tiranës, SPAK e BKH të…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ja përgjimet që fundosin Veliajn te inceneratori i Tiranës, SPAK e BKH të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar denoncimin lidhur me inceneratorin e Tiranës, ndërsa veç akuzave ndaj Erion Veliajt ka ngritur akuza edhe për segmente të SPAK dhe BKH se po fshehin fashikuj nga hetimet me qëllim për të shpëtuar Kryebashkiakun e Tiranës, që e cilësoi si pronarin e vërtetë të inceneratorit.

“Kam deklaruar para jush këtu dhe kudo, se sipërmarrja e djegësave ka pronar qeveritarë, kurse Zoto dhe Mërtiri janë thjesht pronarë në letra dhe mundet aksionerë në një shkallë të caktuar.

Këtë tezë e kam bazuar te njohuritë e mia si ish-kryeministër, sepse aktet e kryera, nuk mund të ndodhin kurrë përveç nga interesa perverse të përvetësimit dhe pasurimit të qeveritarëve.

Kurrë, një zyrtar nuk mund t’i lejonte vetes firma të tilla dhe akte të tilla.

Kurrë ndonjëherë, Zoto dhe Mërtiri nuk do mund të arrinin të ndryshonin strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane në bashkinë e Tiranës dhe qarkun e Tiranës, nga strategji e hartuar nga IFC për landfill dhe absolutisht kurrë djegie, siç gënjen pronari i vërtetë i djegësit.

Askush nuk mund të zëvendësonte këtë strategji me djegien, përveç Erion Veliajt”, tha Berisha.

Në vijim ai theksoi se në dosjen e SPAK ekzistojnë mesazhe, emaile, në të cilat pronari i djegësit që nuk ekziston, Erion Veliaj, urdhëronte Mërtirin t’i jepte 200 mijë euro Karlo Bolinos, 100 mijë euro Fugës, 100 mijë euro Blushit.

“Mua më kanë thënë edhe përqindjet e aksioneve të Veliajt. Por unë po rezervohem.  Këtë njoftim e bëra se po bëhen tentativa për të zhdukur fashikuj në dosjen e SPAK-ut.

Nëse aty ka prokurorë të ndershëm, ta kyçin me tre çelësa këtë dokument në kasafortë që fakton në mënyrën më përfundimtare pronësinë e djegësit të Tiranës.

Ta kyçin, madje ta shpërndajnë fotokopje”, u shpreh Berisha.

Në vijim të denoncimit, Berisha u shpreh se ka të dhëna të tjera se aty ka kriminelë të mirëfilltë, që zhvillojnë veprimtari kriminale në gjirin e SPAK dhe të BKH.

“Ndaj dhe uroj që të merren të gjitha masat. Këto dokumente kaq të rëndësishme, të cilët tashmë rrëzojnë përfundimisht tezën e myshteriut, se unë kam qenë myshteri i Zotos, thotë hajduti Erion Veliaj.

Ndaj dhe, ky zhvillim është pozitiv, por të presim, të vëzhgojmë se çfarë rrjedhje do marrin.

Për Erion Veliaj ka edhe dokumente të tjera.

Sapo të disponohen, të parët do i merrni vesh ju se unë i sjell ju që publiku t’i marrë vesh përmes medias”, tha ish-kryeministri.

Etiketa: berishainceneratorKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg
Aktualitet

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg

19:22 - 05/09/26
Berisha kundër deklaratës se Ramës në Itali: Largimi yt, kushti i të gjitha kushteve për integrimin në BE
Breaking Views

Berisha kundër deklaratës se Ramës në Itali: Largimi yt, kushti i të gjitha kushteve për integrimin në BE

17:40 - 05/09/26
Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi
Aktualitet

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

17:04 - 05/09/26
Para
Shqiptarët, samit droge në Kolumbi/ Si u zbulua miku i “El Gordos”? Kush e tradhëtoi…

Shqiptarët, samit droge në Kolumbi/ Si u zbulua miku i "El Gordos"? Kush e tradhëtoi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg
Aktualitet

Zbardhet vendimi i Apelit: Ja pse aktivistja anti-Erdogan u la në arrest me burg

19:22 - 05/09/26

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka zbardhur arsyetimin e vendimit për lënien në paraburgim, për qëllime ekstradimi, të...

Lexo më shumë
Kategoria e Parë/ Surpriza: Bylisi dhe Pogradeci ndalen në barazime, Kukësi mposht Besëlidhjen

Kategoria e Parë/ Surpriza: Bylisi dhe Pogradeci ndalen në barazime, Kukësi mposht Besëlidhjen

18:30 - 05/09/26
Teuta mposht Laçin, durrsakët marrin tri pikët e radhës, kurbinasit shpërdorojnë 11-metërshin

Teuta mposht Laçin, durrsakët marrin tri pikët e radhës, kurbinasit shpërdorojnë 11-metërshin

18:00 - 05/09/26
Berisha kundër deklaratës se Ramës në Itali: Largimi yt, kushti i të gjitha kushteve për integrimin në BE

Berisha kundër deklaratës se Ramës në Itali: Largimi yt, kushti i të gjitha kushteve për integrimin në BE

17:40 - 05/09/26
Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

Zjarr në qarkun e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi

17:04 - 05/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com