GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ja si i mashtroi Rama shqiptarët dhe Europën duke iu referuar Komisionit të Venecias

12:56 - 01/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ja si i mashtroi Rama shqiptarët dhe Europën duke iu referuar Komisionit të Venecias
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron në një konferencë për mediat se Belinda Balluku ka bërë një superskandal dhe se me aferën e saj shqiptarët kanë humbur 97 milionë euro.

Berisha kundërshtoi deklaratat e Edi Ramës që tha se Komisioni i Venecias nuk e lejon pezullimin e një ministri nga detyra. Ai thekson se “Venecia nuk thotë në asnjë këshillë të saj se pezullimi i zyrtarit nuk ka të bëjë me ministrin”.

Në fjalën e tij, Berisha shprehet se “një gjykatë ka ngritur padi, ka marrë në hetim ndaj një ministri për një aferë në të cilët shqiptarët humbën 97 mln euro, por në dokumentet bazë 50 mln euro. Anti demokratike do të ishte në rast se nuk do guxonin, apo do injoronin këtë superskandal të Ballukut. Komisioni i Venecias thotë se parimi i pezullimit si akt nuk shkel dhe nuk cenon kushtetutshmërinë. Pra Rama mashtron në mënyrë të turpshme. Nuk ka asgjë antikushtetuese, sipas Komisionit të Venecias dhe sipas ligjeve të vendit, akti i pezullimit”.

“Dita e djeshme shënoi një akt të pashembullt, multidimensional në historinë e Shqipërisë dhe të Europës. Dje, Edi Rama mori përsipër presionin e jashtëzakonshëm mbi Gjykatën Kushtetuese, presion të hapur, të dënuar me ligj në çdo vend, për të mbrojtur veten e tij dhe Belindën, pas shpinës të së cilës ka ngrënë vetë dardha dhe kumbulla të prishura. Edi Rama mashtroi në mënyrën më të paskrupullt, mashtroi shqiptarët dhe Europën sepse sipas tij, Komisioni i Venecias nuk pranon apo është kundër pezullimit të ministrave.

Krahas Komisionit të Venecias, ai rreshton Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila siç dihet është gjykata garante e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Le të marrim pak sulmin e paskrupullt, e pashembullt ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit evropian të drejtësisë, Komisionit të Venecias për sa mund të kuptohet kur ky mashtrues shqiptar dhe ndërkombëtar i referohet Komisionit për ato, të cilat ai kurrë nuk i ka thënë. Edi Rama thotë se pezullimi i Ballukut, duke iu referuar Komisionit të Venecias, është joproporcional. Është një mashtrim fund e krye.

Komisioni i Venecias kërkon vetëm proporcionalitet në çdo gjë. Por Edi Rama harron se proporcionaliteti është një nga parimet bazë edhe të Kushtetutës së Shqipërisë. Sepse është parimi i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Antidemokratike. Nuk ka asgjë më demokratike se sa funksionimi i shtetit ligjor. Nuk ka demokraci pa funksionimin e shtetit ligjor dhe ky është një mashtrim që ai u bën shqiptarëve. Një gjykatë ka ngritur padi, ka marrë nën hetim dhe më pas ka ngritur akuzë penale ndaj një ministri për një aferë, në të cilën shqiptarët humbën 97 milionë euro, por në dokumentet bazë, 50 milionë euro.

Antidemokratike do të ishte nëse do injoronin këtë superskandal të Belinda Ballukut. Antikushtetuese në përmbajtje. Në asnjë nen, Komisioni i Venecias ka qartësuar se pezullimi nuk shkel, nuk cenon kushtetutshmërinë. Parimi i pezullimit pra. Them edhe njëherë, nuk gjen kurrë ndonjë fjalë të vetme që Venecia të ketë shqiptuar për ministrat. Por Venecia thotë se pezullimi si akt nuk cenon kushtetutshmërinë. Pra, Edi Rama mashtron në mënyrë të pacipë, të turpshme. Nuk ka asgjë antikushtetuese, sipas Komisionit të Venecias dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, akti i pezullimit. Jo!” tha Berisha.

Etiketa: berishamashtrimRama

Lajme të lidhura

Lezhë/ Sulmohet një person, e nxjerrin nga makina dhe e godasin, përfundon tek Trauma
Aktualitet

53-vjeçari tenton të vetëdigjet brenda banesës në Tiranë, i vë flakën vetes me benzinë

12:14 - 02/03/26
Aksident tragjik në Siçili, humb jetën 24-vjeçari shqiptar (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Siçili, humb jetën 24-vjeçari shqiptar (Emri)

12:02 - 02/03/26
Sulmi terrorist në Kosovë, dy reagimet e tredhura nga Tirana zyrtare
Aktualitet

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, i dorëzon Presidentit Begaj propozimet mbi ndryshimet në qeveri

11:53 - 02/03/26
Para
Deklaratat skandaloze të Ramës, Berisha: PD do bëjë padi për mashtrim publik ndaj tij

Deklaratat skandaloze të Ramës, Berisha: PD do bëjë padi për mashtrim publik ndaj tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lezhë/ Sulmohet një person, e nxjerrin nga makina dhe e godasin, përfundon tek Trauma
Aktualitet

53-vjeçari tenton të vetëdigjet brenda banesës në Tiranë, i vë flakën vetes me benzinë

12:14 - 02/03/26

Një 53-vjeçar në Tiranë ka tentuar të vetëdigjej duke u lyer me benzinë në banesën e tij. Sipas Policisë, ai dyshohet...

Lexo më shumë
Aksident tragjik në Siçili, humb jetën 24-vjeçari shqiptar (Emri)

Aksident tragjik në Siçili, humb jetën 24-vjeçari shqiptar (Emri)

12:02 - 02/03/26
Sulmi terrorist në Kosovë, dy reagimet e tredhura nga Tirana zyrtare

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, i dorëzon Presidentit Begaj propozimet mbi ndryshimet në qeveri

11:53 - 02/03/26
“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)

“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)

11:41 - 02/03/26
Berisha: Keqardhje për të huajt që ishin te vila e diktatorit, duhet të ishte muze i torturave

Berisha: Keqardhje për të huajt që ishin te vila e diktatorit, duhet të ishte muze i torturave

11:19 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com