GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Ja të vdesim ja të rrojmë për liri, nuk përmbysen tiranitë ndryshe

20:47 - 15/05/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Për të vjedhur, Veliaj ka prishur më shumë shtëpi e pallate se sa tërmeti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha duke folur në tubimin e përnatshëm qytetar, është shprehur se kombi ndodhet në rrezik.

‘Kombi ndodhet në një rrezik që nuk e ka përjetuar në këtë shkallë në tërë historinë e tij në të gjitha mynxyrat dhe pushtimet që ka njohur në shekuj’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha theksoi se, shpresa e vetme e Shqipërisë është kalimi në fazën e re të betejës çdo ditë, çdo natë, gjer në fitoren përfundimtare.

Pjesë nga fjala:

Kombi ndodhet në një rrezik që nuk e ka përjetuar në këtë shkallë në tërë historinë e tij në të gjitha mynxyrat dhe pushtimet që ka njohur në shekuj.

Fara e keqe e Rilindjes me vjedhjet, krimet e saj, po shkatërron shqiptarët.

De facto po i përzë ata nga Shqipëri, po shpopullon Shqipërinë më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo murtajë, më shumë se çdo diktaturë tjetër që ka njohur në histori.

Miqtë e mi, pra kjo betejë nuk është betejë për paratë që vjedhin qeveritarët.

Është betejë për paratë e qytetarëve që vjedhin qeveritarët.

Betejë për paratë e qytetarëve që vidhen dhe me të cilat mund të dy dhe trefishohen rrogat.

Me të cilat mund të kreditohet, subvencionohet çdo fermer në Shqipëri.

Me të cilat mund të dy dhe trefishohet pensionet e shqiptarëve.

Me të cilat mund të ndërtohet dhe rindërtohet infrastruktura më moderne në të katër anët e vendit.

Qytetarë, mos harroni kurrë se prapa 130 milionë eurove të zhdukura për djegësin e Tiranës, prapa vjedhjes 100 përqind në tenderat e bashkisë, prapa vjedhjeve të 1.1 miliard eurove me çmimet të pesëfishta të ndërtimit të rrugëve në vit, me çmime të dhjetëfishta të ndërtimit të rrugëve në vit, me çmime të dhjetëfishta në ndërtimin e shkollave dhe të çdo pune publike, qëndron bllokimi i rritjes së rrogave tuaja.

Qëndron bllokimi i rritjes së pensioneve tuaja. Qëndron ndërprerja e subvencioneve për fermerët. Qëndrojnë tarifat e larta për studentët. Qëndron shumëfishimi i taksave për profesionet e lira.

Qëndrojnë pra të gjitha të zezat që solli Rilindja për qytetarin shqiptar, më të cilat ai e rrokullisi nga qytetari më i mirëpaguar, në qytetarin më të keqpaguar të Ballkanit.

Miqtë e mi, duhet të ngrihemi në një betim solemn, tiranitë i kanë përmbysur vetëm ata që i kanë kënduar këngën ‘O sot o kurrë;.

Që kanë kënduar këngën ‘Bashkohuni me ne’.

Që kanë kënduar këngën ‘Një betejë, ja të vdesim ja të rrojmë për liri’.

Nuk përmbysen tiranitë ndryshe.

Përkundrazi, ato çdo ditë fusin më thellë kthetrat e tyre të zeza në mishin e trupit të kombit tonë.

A mundet të ecet në këtë mënyrë?

Jo, kurrë.

A mundet Shqipëria të ketë në krye një hajdut që për karrigen e tij rekruton McGonigalin për ta përdorur kundër opozitës dhe McGonigalë të tjerë?

A mundet Shqipëria të qeveriset nga një armik i kombit, që kënaqet se shqiptarët ikin nga Shqipëria, vetëm e vetëm se nuk do e votojnë atë.

A mundet të pranojmë më tutje një antishqiptar, i cili që kur ka ardhur në pushtet, i fut Kosovës vetëm thika pas shpine.

Lobon për mosdhënien e vizave, lobon për çdo gjë të keqe për Kosovën?

A mund të pranohet kryeministër njeriu që për pangopësinë e tij, për pronat e mafies së tij në Himarë, shkatërron marrëdhëniet me një fqinj shekullor?

Etiketa: berishaKryesore1tirani

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para

“E futën në psikiatri 6 muaj kot!”, Jul Deda bën rrëfimin tronditës për të atin e ndjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com