GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se “nuk ke të ardhme”

18:46 - 07/01/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se “nuk ke të ardhme”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë fjalimit të radhës në ballkon, para mbështetësve që u grumbulluan para banesës së tij pasditen e së dielës, deklaroi se “Edi Rama u tërbua dhe kaloi në aksion brutal kundër opozitës, sepse opozita denoncoi një e nga një të gjitha vjedhjet e thjeshtrës së tij me pushtetin e njerkut të artë”.

“Ju dolët në shesh të vendosur për të përmbysur murin e korrupsionit, të krimit të organizuar, për të hapur në këtë mënyrë me betejën tuaj epike, dyert e shqiptarëve për votën e lirë. Ky reagim, kjo vendosmëri, kjo kthesë epike që morët ju, tronditi, tmerroi tiraninë, tmerroi bajlozët e krimit, regjimin e drogës, bandave, dhe vjedhjeve, dhe u hodh në sulm total kundër opozitës. Me një akt të pashembullt mohoi çdo të drejtë deputetëve në parlament. Edi Rama nuk mund të pranonte hetimin sepse ka firmën e tij të zezë në vjedhjen e shekullit. Është ai që përdori procedurë antiligjore për të vjedhur, qindra milionë dhe për ti përcjellë në kontot offshore. Është ai, që përdori të gjithë pushtetin e tij për ti imponuar shkeljen e çdo ligji dhe rregulli me firmën e tij. Është ai që në vjedhjen e dytë të shekullit që kalonte nga studio më studio televizive, me një gërshërë dhe pincë të thyer, mashtronte si halabak shqiptarët; se ja me çfarë operoheshit ju. E bënte këtë  vetëm e vetëm, sepse e dinte që prapa mashtrimit të tij do të siguronte nga taksat tuaja, djersa juaj, qindra e qindra milionë euro të reja”, tha Berisha.

“Edi Rama u tmerrua sepse opozita u ngrit dhëmbë për dhëmbë me të, kundër aferës së portit të Durrësit, parajsës së tij dhe të trafikantëve të drogës, duke u vjedhur shqiptarëve më së paku një truall që shkon miliarda Euro. Edi Rama u tërbua, kaloi në aksion brutal kundër opozitës, sepse opozita denoncoi një e nga një të gjitha vjedhjet e thjeshtrës së tij me pushtetin e njerkut të artë. Opozita u tregoi shqiptarëve se morali i tyre është vetëm një: vjedhja dhe vetëm vjedhja juaj. Atëherë, Edi Rama vendosi të kalojë na masa ekstreme, të akuzojë Sali Berishën për korrupsion sepse dhëndërri i tij ka marrë 410 metër tokë të trashëguar nga familja, mes 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metra katrorë që morën mbi 510 mijë shqiptarë. Edi Rama kërkon të mbrohet me dhunim të të drejtave, me mashtrime, trillime, por ne jemi këtu. Ne jemi këtu për ti thënë nga kjo rrugë, se Edi Rama nuk ke të ardhme, se vjedhjet, plaçkitja e Shqipërisë, e votës së lirë, se pushteti yt mbi krimin, drogën, do të jetë shumë shpejt para gjyqit të historisë”, shtoi Berisha.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës
Breaking Views

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

21:41 - 05/03/26
“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde
Breaking Views

“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

21:07 - 05/03/26
Salianji shpërthen ndaj Berishës dhe të tjerëve në PD: Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia
Breaking Views

Salianji shpërthen ndaj Berishës dhe të tjerëve në PD: Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia

20:51 - 05/03/26
Para
Kontratë 2-vjeçare, mesfushori nënshkruan me Partizanin

Kontratë 2-vjeçare, mesfushori nënshkruan me Partizanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë
Aktualitet

Sherr në mes të rrugës për një djalë! Vajzat kapen prej flokësh, ndërhyn i dashuri për t’i ndarë

22:40 - 05/03/26

Një skenë e pazakontë është regjistruar në rrugë, ku protagonistë janë dy vajza, të cilat janë përfshirë në një konflikt...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

21:59 - 05/03/26
Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

Opozita braktis Kuvendin, Tabaku: PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës

21:41 - 05/03/26
“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

“Për ty kemi numrin 0900” Bardhi-Ballës: Je mësuar me kur*at në partinë tënde

21:07 - 05/03/26
Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

20:55 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com