GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

“Basha vetëm ka humbur”, Berisha: Nuk i besojnë as 5% të votuesve

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Basha vetëm ka humbur”, Berisha: Nuk i besojnë as 5% të votuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën e mbajtur në Foltoren e Kavajës, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës. Ai theksoi se Basha është peng-kryetar që nuk njeh dorëheqje, duke shtuar se nuk i besohet një të pabesi si Lulzim Basha.

“Do ketë protesta e vetëm protesta. Protestat do mbarojnë vetëm me rrëzimin e regjimit të Ramës. Edi Rama dihet se vjedh votat e jemi këtu për t’i dhënë shkelm vjedhjes së votës. Basha vetëm ka humbur. Nuk i jepet besimi Bashës, sepse atë besim që ka pasur, ka kaluar nga humbja në humbje. Nuk mund të vendosësh besimin tek i pabesi. Bashës nuk i besojnë as 5% të votuesve” – tha Berisha.

Më tej Berisha i bëri thirrje delegatëve të Kavajës që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit, që sipas tij, për ta shndërruar statutin në libër të lirisë dhe dinjitetin e PD-së.

Çdo delegat në Kavajë të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, për ta shndërruar statutin në libër të lirisë dhe dinjitetit tonë. Çdo njeri në atë garë do ketë garë të lirë e një prej tyre do jetë Sali Berisha. Duhet të kthejmë referendumin në PD, unë kam shumë besim tek demokratët e Shqipërisë. Do vijmë në pushtet me thirrjen se burrat e gratë e ndershme të vendit ta bëjnë Shqipërinë” -u shpreh Berisha.

Berisha nga Kavaja: Do të jem një nga kandidatët për kreun e PD-së

Ish-Kryeministri Sali Berisha pohoi nga Foltorja e Kavajës se do të jetë një prej kandidatëve për postin e kreut të PD.

Berisha i ka bërë thirrje delegatëve që të firmosin mbi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, i cili duhet të miratojë ndryshimet statutore, që do të garantojnë demokracinë dhe sovranitetin në këtë parti.

Ish-Kryeministri deklaroi se Kuvendi do të garantojë rregullat për një garë të drejtë dhe të pastër për postin e kreut të PD, ku një nga kandidatët do të jetë edhe vetë ai.

Berisha jep lajmin: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë

Gjatë takimit në Kavajë në kuadër të Foltores, ish-kryeministri Berisha ka dhënë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë për çështjen e “non grata”. Berisha ftoi sekretarin Blinken që të paraqesë faktet në gjykatën e Parisit.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur me vonesë takimin në Kavajë, kjo për shkak të bllokimit në rrugë. Në hapje të fjalës, Beisha tha para demokratëve Kavajas, se arsyeja e vonesës së tij ishte bllokimi që i bëri në rrugë Edi Rama.

Ai gjithashtu i bëri thirrje nga Kavaja Ramës që të heqë dorë nga këto veprime të ulëta, përndryshe do të ngujohet në Surrel.

“Edi Rama me skuthin e tij të rilindjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar ardhjen këtu tek juve. Para jush do t’i them hiq dorë nga këto akte të ulëta sepse do të ngujohesh në Surrel dhe nuk do mund të shkosh në zyrë” – tha Berisha.

Etiketa: Gjykatanon gratapadiaSali Berisha

Lajme të lidhura

Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim
Aktualitet

Rama shtypi zërat kritikë brenda PS për hartën e re territoriale, i paralajmëroi me përjashtim

14:49 - 09/10/26
Berisha kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese shtyn diskutimet për të enjten
Aktualitet

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

13:59 - 09/10/26
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum
Aktualitet

Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

13:45 - 09/10/26
Para
Çfarë është COVID-i i zgjatur dhe si mund të kurohet! 18 simptomat e zakonshme

Çfarë është COVID-i i zgjatur dhe si mund të kurohet! 18 simptomat e zakonshme

TË FUNDIT

Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore”
Sport

Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në “Abissnet Superiore”

16:43 - 09/10/26

Edlir Tetova është përzgjedhur trajneri i muajit shtator në kampionatin “Abissnet Superiore” nga Drejtoria Teknike e FSHF. Gjatë muajit shtator,...

Lexo më shumë
Aksidentohet autobusi në Korfuz, mes 30 pasagjerëve edhe shqiptarë

Aksidentohet autobusi në Korfuz, mes 30 pasagjerëve edhe shqiptarë

16:11 - 09/10/26
Sekuestrohen 36 kg kanabis në Janinë, dyshohet se transportohej nga Shqipëria

Sekuestrohen 36 kg kanabis në Janinë, dyshohet se transportohej nga Shqipëria

15:48 - 09/10/26
Ishte kontaktuar nga FSHF-ja, talenti i Bayern Munich ‘braktis’ Gjermaninë për tokën shqiptare

Ishte kontaktuar nga FSHF-ja, talenti i Bayern Munich ‘braktis’ Gjermaninë për tokën shqiptare

15:29 - 09/10/26
Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

15:09 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com