GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kadastra në kaos, titujt e pronësisë të pasigurtë

12:39 - 03/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Elton Arbana negocion lirimin e djalit të Shpresa Domit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale situatën në Kadastër, ndërsa thekson se ky institucion është në kaos të plotë.

Ndërsa i referohet mesazhit të një qytetari, Berisha shkruan se vazhdon vjedhja e qytetarëve, ndërsa të dhënat e Kadastrës të hakeruara nga Muçot e Ramës.

“Pasiguri totale për titujt e pronësisë. Qindra dhe mijëra qytetarë paguajnë shumë shtrenjtë për marrjen e shërbimit me procedurë të shpejtuar, dhe nuk e marrin ndonjëherë as me procedurë të zgjatur, dhe lekët nuk iu kthehen.

Dora e zezë e Edi Ramës me Muçon e tij shktatërroi këtë shërbim që ishte model funksional, që në vitin 2013 i ndërtuar nga ekspertë shqiptarë dhe i certifikuar nga Banka Botërore, e cila kërkoi që të përdorej edhe nga vende të tjera. Por në atë kohë qeveria nuk paguante hakera, për të vjedhë të dhënat e agjencive shtetërore, siç bën Edi Rama sot.

Ndërkohë “Famoze” Bici, që për aktet e saj anti-ligjore të kryera me urdhër të Ramës meriton dekada burg, keqtrajton punonjësit pa mbështetje politike, ndërsa ata partiakë marrin rrogat pa dalë në punë”, shkruan Berisha.

Postimi nga Berisha

Kadastra në kaos të plotë.

Vazhdon vjedhja e qytetarëve, të dhënat e Kadastrës të hakeruara nga Muçot e Ramës. Pasiguri totale për titujt e pronësisë. Qindra dhe mijëra qytetarë paguajnë shumë shtrenjtë për marrjen e shërbimit me procedurë të shpejtuar, dhe nuk e marrin ndonjëherë as me procedurë të zgjatur, dhe lekët nuk iu kthehen.

Dora e zezë e Edi Ramës me Muçon e tij shktatërroi këtë shërbim që ishte model funksional, që në vitin 2013 i ndërtuar nga ekspertë shqiptarë dhe i certifikuar nga Banka Botërore, e cila kërkoi që të përdorej edhe nga vende të tjera. Por në atë kohë qeveria nuk paguante hakera, për të vjedhë të dhënat e agjencive shtetërore, siç bën Edi Rama sot.

Ndërkohë “Famoze” Bici, që për aktet e saj anti-ligjore të kryera me urdhër të Ramës meriton dekada burg, keqtrajton punonjësit pa mbështetje politike, ndërsa ata partiakë marrin rrogat pa dalë në punë.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe vjedhjen e qytetarëve nga Kadastra, keqtrajtimimin e punonjësve të ndershëm të këtij institicioni nga Bici i partisë, si dhe vjedhjen e të dhënave në sistemin e Kadastrës nga Muçot e Ramës.

📩 Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Përshëndetje Doktor

Në Kadastrën Shqiptare është një kaos i plotë. Hakerimi i të dhënave nga të njëjtët Muço që vodhën të dhënat e TIMS i bëjnë shumë të pasigurtë titujt e pronësise dhe japin mundësi të plote për falsifikime dhe manipulime. Qytetarëve iu grabiten paratë që paguajnë për shërbime që nuk i marrin. Ata paguajnë shumë shtrenjtë për shërbimin e shpejtë, por nuk marrin as shërbimin e shpejtë dhe pse paratë i kanë paguar. Drejtoreshë Bici sillet me punonjësit si bandite e vërtet Ajo i nxjerr ata me detyrim në punë të shtuna dhe të diela, theksoj me urdhër të Drejtoreshës Dallëndyshe Bici, që po tregohet shumë arrogante me punonjësit e Kadastrës. Vëllai im është jurist në Kadastrën Shqiptare, dhe e di mirë këtë informacion, sepse dhe sot që është e diel është ngritur herët dhe po shkon në punë me urdhër, ndërkohë që ka punonjës, të përkëdhelurit e partisë që janë punonjës në Kadastrën Shqiptare që marrin rrogat, dhe nuk vijnë ne punë, të tjerë që vazhdojnë pushimet dy muaj verë, dhe disa që nuk bëjnë asnjë punë, vetëm marrin rrogat duke ndjenjur dhe parë zyrat e Kadastrës, dhe Drejtorët po ashtu duke iu bërë presion të madh punonjësve të regjistrimit. Kadastra Shqiptare është në kolaps total, dhe Drejtoresha shfryn mllefin tek punonjësit hallexhinj, duke i detyruar të shtunën dhe të dielën të dalin në punë, URDHËR QË DHE NË KORENË E VERIUT NUK BESOJ TË JETË MË.

Faleminderit nëse e publikon, sepse këta ndryshe nuk kuptojnë.

Askush nuk e ngre zërin.

Ju lutem anonim.

Etiketa: berishaKadastraKryesore1tituj pronesie

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Foshnja 45 ditëshe gjendet e pajetë, kishte shenja…

Foshnja 45 ditëshe gjendet e pajetë, kishte shenja…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com