GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha kallëzoi gjyqtaren, Gjikondi: Kur s’i bindesh të bën…

19:04 - 24/10/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha kallëzoi gjyqtaren, Gjikondi: Kur s’i bindesh të bën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ish-kryeministri Sali Berisha po e përdor Partinë Demokratike për deklarata familjare”, kështu u shpreh në juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Newsline” në ABC.

Gjikondi nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Berisha, për të cilin tha se vazhdon me mendësinë e sulmit dhe është mësuar që të bëjë krime.

“Ai do patjetër të ketë imunitet politik. Kemi korrupsion, Gërdecin, 21 janarin, klubin Partizani që afektojnë të dy fëmijët e tij, do ti duhet të ketë një koperturë politike që të mashtrojë shqiptarët. Berishës iu bashkuan para dy vitesh sepse i gënjeu mendja se do të kishte imunitet absolut. Edhe sot ai vazhdon me mendësinë e sulmit”, tha ajo.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, juristja tha se kallëzimi në SPAK i gjyqtares Irena Gjoka, vjen pasi në momentin kur nuk i bindesh, ai të bën kundërshtar.

“Ka kallëzuar sot një gjyqtare, pasi kur atij nuk i bindesh apo i zbulon të palarat ai do të të nxjerrë kundërshtar. Nën petkun e politikës është mësuar të bëjë krime kundër njerëzimit dhe nuk janë të pakta, po ashtu as edhe korrupsioni. Berisha nuk është destabilizues vetëm për Shqipërinë, por mendoj që tentakulat e Berishës në Kosovë apo Ballkan, nuk do të çuditesha që ndërkombëtarët një personazh destabilizues ta evitojnë për të mos hapur një vatër të re.

Kemi raste flagrante të abuzimit të pushtetit politik në favor të interesit personal. Disa persona pranë Berishës i shohim të heshtur, por ka edhe njerëz kamikaz që janë vetëm për interes sepse e dinë nëse mbytet Berisha, mbyten dhe ata. Sa i përket Bashës, ai nuk është mbajtur për kurajë politike, ai ka firmosur për kalimin e klubit Partizani. Dihet që mes Bashës-Bardhit-Berishës ka gjithmonë shantazhe të koduara. Tani shohim një familje Berisha shumë të acaruar, por është i patolerueshëm fakti që SPAK lejoj kërcënimet që i bëhen haptazi. Nëse SPAK ka vendosur të vendosë një frymë të re, duhet të fillojë të procedojë për persona që bëjnë shantazh.

Berisha do të acarojë situatën, të ketë sa më shumë njerëz, popull opozitar në krah të tij për çështjen e tij. Politika shqiptare acarohet shumë kur i prek pasurinë. Kur i prek pasurinë këtyre i ke prekur palcën e kurrizit, pasi me anë të asaj pasurie arrijnë të blejnë pushtetin. Kjo shtyrje seance, kallëzimi për gjyqtaren, janë truke për ta zbehur situatën dhe për të ambientuar shqiptarët me të ligën. Po fshihen pas arsye se gjoja nuk mund ti jepen këto masa sepse është deputet i parlamentit shqiptar. Kjo nuk është e vërtet. Unë jam që të gjithë klasës politike shqiptare t’i hiqet imuniteti. Klasa politike që është gangrena e këtij vendi dhe të ketë frikë nga drejtësia, duhet t’i hiqet imuniteti. Të jetë në funksion të drejtësisë dhe jo të fshihet pas imunitetit”, tha ndër të tjera ajo.

Etiketa: gjikondi

Lajme të lidhura

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces
Breaking Views

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK
Breaking Views

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26
Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës
Breaking Views

Rama mbylli TikTok/ Kushtetuesja: Ndalimi i platformës cenoi lirinë e fjalës

14:49 - 11/03/26
Para
Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren Gjoka, avokati sqaron detajet

Akuzat nga SPAK/ Avokati i Berishës tregon strategjinë: Ja si do veprojmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që vendos standarde teknike dhe rregulla minimale për rikthimin funksionimin e platformave të...

Lexo më shumë
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com