GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha në fjalën e tij në Tiranë, ku Bashkë Fitojmë mbylli fushatën, deklaroi se kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores. Berisha vlerësoi se me Bashkë Fitojmë, për Shqipërinë vjen pranvera e re. Ai tha se Këlliçi është shëmbulli i djalit që nderon Tiranën dhe sipas tij, është i papërzier në afera korruptive.

“Së pari, një mirënjohje të pakufishme qindra mijëra burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, pensionistëve dhe të moshuarve, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë fushatës së koalicionit tonë, fushatës së kandidatëve të lirisë. Me mbështetjen e tyre, besimin e tyre, ju i sollët Shqipërisë dhe shqiptarët, pranverën e bukur, pranverën e fitores.

Një mirënjohje e pakufishme ndaj Belind Këlliçit dhe 61 kandidatëve të primareve, të cilët shkëlqyen si yje të vërteta të lirisë me fushatën e tyre, me takimet, me bisedat, me projektet, me programet.

Kurrë ndonjëherë qytetari shqiptar nuk është ndjerë më i përfillur, më i nderuar, më i vlerësuar, ashtu siç e meriton nga përfaqësuesit e tij.

Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë.

Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tona për liri dhe dinjitet. Sonte ne mbyllim fushatën me të cilën ne ia dolëm të bindim shqiptarët, ia dolëm të takojmë shqiptarët, të bisedojmë me ta, të vendosim së bashku me 14 maj, të votojmë ndryshimin, të votojmë Belind Këlliçin, të votojmë kandidatët tanë të fitores.

Projekti i tyre është projekti i shndërrimit të bashkive tona në bashki të qytetarëve, në bashki të komuniteteve”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKelliciKryesore1

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona
Aktualitet

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26
Para
Berisha: Të dielën votoni njëshin dhe kandidatët e primareve

Berisha: Të dielën votoni njëshin dhe kandidatët e primareve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com