GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Berisha: Kavaja, në krye të fitores ndaj monizmit të ri!

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kavaja, në krye të fitores ndaj monizmit të ri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksponenti kryesor i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Sali Berisha gjatë takimit elektoral në qytetin e Kavajës, është shprehur se, ky qytet do të jetë në krye të fitores kundër monizmit të vendosur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha deklaroi se në këtë fushatë, ai dhe partia që ai drejton bënë gjithçka në mënyrë që të rivendosin qytetarin në piedestalin e nderit që meriton. Ish-kryeministri u shpreh gjithashtu se, kandidatët e BF, janë të votuar nga anëtarët duke vënë në dukje faktin se Fisnik Qosja është votuar nga elektorati.

 

Pjesë nga fjala ish-kryeministrit, Sali Berisha:

Ju sjell përshëndetjet e demokratëve shqiptarë nga jugu në veri dhe përcjell këtu mesazhin e fitores, fitores së thellë, përcjell nga Kavaja, djepi i demokracisë, djepi i ndryshimit, fitoren e 14 majit, fitoren e Fisnik Qoses, fitoren e qytetarëve të Kavajës dhe qytetarëve shqiptarë.

Kavaja nuk mashtrohet, ky qytet ka marrë vendimin përfundimtar, të votojë ndryshimin, të shpëtojë Kavajën nga kthetrat e mafies më të rrezikshme që ka njohur vendi në këto 30 vite.

Kavaja ishte e para, që u çlirua me gjakun e Josif Budës, heroizmin, trimërinë e burrave dhe grave të saj në vitin 1991. Kavaja do të qëndrojë në krye të fitores edhe kundër këtij monizmit të ri.

Tradita juaj më e shkëlqyer është liria. Ju jeni faktuar si njerëz me ideale, me vlera, me besime të palëkundura.

Sot Shqipëria është në njërin prej pushtimeve më të egra. Pushtues janë edhe ata që shkelmojnë mbi vlerat, mbi liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tyre, ata që plaçkisin qytetarët e tyre.

Askush gjer më sot në historinë e këtij vendi nuk ka plaçkitur më shumë se regjimi i Edi Ramës, regjim që ka grumbulluar të gjitha pushtetet në duart e tij.

Në këtë fushatë, ne bëmë gjithçka të rivendosim qytetarin në piedestalin e nderit që meriton. Kandidatët tanë janë të votuarit tuaj. Fisnik Qosja është i votuari juaj!

Me muaj të tërë, Fisniku dhe të gjithë kandidatët e primareve kanë trokitur derë më derë, kanë takuar qytetarët, kanë hartuar programe, janë përpjekur me mendimin më të mirë t’i japin përgjigjen problemeve të qytetarëve.

Krahas tyre ju keni parë rivalet e tyre që fshihen si miu ndaj qytetarëve, të cilët nuk vijnë dot këtu apo në studio televizive të debatojnë, të paraqesin alternativën, të dëshmojnë se çfarë do bëjnë për ju në katër vitet që vijnë dhe se çfarë bënë katër vitet që shkuan.

Programi i tyre është për Edi Ramën dhe xhepat e tyre.

Edi Rama nuk vjen dot të dalë para jush, së bashku me mua, sepse ka tetë vite, e nisi karrierën pasi u akuzua nga OSBE se u ka vjedhur shqiptarëve 200 milionë euro dhe nuk e kundërshtoi dot. Vazhdoi i pangopur të firmosë 420 milionë euro djegësat që nuk ekzistojnë kurrë.

Vazhdoi i pangopur të rrënojë portin e Durrësit. Vazhdoi i pangopur të udhëtojë me avion në dispozicion me dhomë gjumi dhe të shpenzojë 22 milionë euro./Syri

Etiketa: bashke fitojmeFisnik QosjaKavajaSali Berisha

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Rusia vendos fluturimet dhe heq regjimin e vizave me Gjeorgjinë

Krisje totale me perëndimin, Putin tërhiqet nga Traktati CFE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com