GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: KE të hetojë çdo qindarkë në Shqipëri, beteja me Ramën…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: KE të hetojë çdo qindarkë në Shqipëri, beteja me Ramën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Beteja që Kryeministri Edi Rama bën kundër kandidatit të opozitës në Himarë, të zgjedhur me votat e qytetarëve të Himarës, është një betejë kryekëput antishqiptare, antidemokratike, mafioze, që ka vetëm për qëllim të mbrojë interesat mafioze të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe klientelës së tyre mafioze”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbajtur para mbështetësve të tij.

Kreu demokrat në vijim i bëri thirrje Komisionit Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, që të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna Shqipërisë

Berisha e quajti Ramën njeri primitiv me logjikë, i cili nuk mund të mbajë kurrë asnjë përgjegjësi.

“Këtu në Shqipëri bërtet ‘fajin e ka Saliu’, jashtë Shqipërie se ‘fajin e ka BE’.

Me paturpësinë më të madhe, me cinizëm ekstrem do deklaronte dje se problemi i madh, i tmerrshëm është ajo që BE jep për vendet të tjera dhe ajo që jep për ne.

Nuk ka paturpësi më të madhe. Së pari, duhet ta kemi të qartë çdo shqiptar, se Komisioni Europian i ka dhënë Shqipërisë këto 32 vite shumë miliarda euro, të cilat bëjnë më shumë se të gjitha ndihmat e të gjithë donatorëve të tjerë të marrë së bashku.

Komisioni Europian, këto ndihma i ka marrë nga taksapaguesit evropiane dhe të mos llogarisim këtu ndihmat e vendeve anëtare në marrëdhënie direkte.

Por Komisioni Europian konstatoi se ndihmat e tij për shqiptarët, i vidhte qeveria e Edi Ramës. Se ato ndihma përfundonin në jahte, përfundonin në hotele luksi, përfundonin në djegësa, në vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Natyrisht Komisioni Europian nuk mund të japë ndihmë për t’i vjedhur Edi Rama dhe qeveritarët e tij.

Ndaj dhe në emër të BE, i bëj thirrje Komisionit Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, që të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna Shqipërisë. Të hetojë fatin dhe destinacionin e tyre.

Të hetojë shkeljet flagrante të parimeve, kritereve dhe normave evropiane në Shqipëri, për të parë se Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më poshtë se Vjetnami komunist në zbatimin e ligjit.

Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më ulet se Bjellorusia e Lukashenkos”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se Edi Rama do e mbyllte fjalën e tij të turpit me kritika ndaj BE, sepse sipas tij, një injorant absolut, Greqia merrka 400 mijë për qytetar kundrejt 130 euro që marrin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Berisha u shpreh se, sipas tij, çdo grek u kushton taksapaguesve gjermanë, francezë, holandezë 400 mijë euro në vit.

“Historia e një injoranti që nuk ka fund, që nuk di se çfarë flet, që nuk ka idenë e financave as të BE, as të Greqisë, por vetëm të interesave të tij mafioze.

E vërteta është se për shqiptarët, integrimi europian do mbetet për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, do mbetet një horizont i pakapshëm. Sepse ai është armik kryesor i votës së lirë, armik kryesor i drejtësisë së pavarur, armik kryesor i pluralizmit politik dhe opozitës.

Pa këto parime nuk çelen kurrë dyert e Brukselit as për Shqipërinë dhe as për ndonjë vend tjetër.

Ndaj dhe ju ftoj miq, të vazhdojmë këtë betejë si betejën e shpresës, si betejën e fitores, si betejën e Shqipërisë evropiane, si betejën e integrimit të Shqipërisë, si betejën e të ardhmes tonë”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKEKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

21:03 - 11/07/26
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit
Aktualitet

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

20:13 - 11/07/26
Para
Blero ndahet edhe nga e dashura e tij e re?

Blero ndahet edhe nga e dashura e tij e re?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26

Janë publikuar formacionet zyrtare të çerekfinales së Kupës së Botës 2026 mes Norvegjisë dhe Anglisë, sfidë që nis në orën...

Lexo më shumë
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

21:03 - 11/07/26
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com