GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Kemi epërsi të madhe ndaj kundërshtarit, programi ynë po pushton zemrat e shqiptarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kemi epërsi të madhe ndaj kundërshtarit, programi ynë po pushton zemrat e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga dega numër 4 në Tiranë, u shpreh i bindur se PD është në një epërsi të madhe në krahasim me kundërshtarin e tyre, Partinë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD ka një mbështetje të fuqishme dhe një entuziazëm të pa parë më parë.

Ndër të tjera ai theksoi se PD ka një program i cili në të vërtetë çdo ditë po pushton mendjen dhe zemrat e qindra shqiptarëve dhe që si qëllim kryesor ka një mundësi të re për çdo shqiptar.

Pjesë nga fjala

Ne kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë, kemi një mbështetje të fuqishme, entuziazëm të paparë më parë, një program i cili në të vërtetë çdo orë e ditë, po pushton mendjen dhe zemrat e qindra shqiptarëve.

Ky program, ka si qëllim kryesor një mundësi të re për çdo shqiptar, nga fëmijët për një shkollë më të mirë, te pensionistët për një jetë më të mirë. Tek të rinjtë për shanse shkollimi dhe punësimi reale, te bizneset për shanse suksesi, tek punonjësit për vlerësim dhe respekt të punës së tyre. Ka para së gjithash rikthimin e parave te qytetarët.

Ne në 100 ditët e para, do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar asnjë njeri këtu, do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionit, çdo qytetar në ndihmë ekonomike, të papunë, jetim, student me bursë.

Shqipëria do të adoptojë listën e ilaçeve të Italisë. Dy shërbime thelb për çdo komb, arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme. Janë rrokulisur deri në shpartallim. Sistemi i shëndetësisë është jashtëzakonisht problematik, ku të sëmurët rëndë në spitale i merr sëmundja se nuk kanë ilaçe për mjekim.

Një sistem ku një i sëmurë duhet të presë muaj të tërë për të bërë skanerin. Një sistem ku mjekimi është gjysmak ose ai që nuk duhet. Ju keni ndjekur dramën e tmerrshme që zhvillohet në spitalin onkologjik. Në asnjë vend nuk ndodh ajo.

Tre muaj më parë, Rama deklaroi se atje po ndodhin krime kundër njerëzimit. Po, është krim kur të sëmurin e mban dhe nuk i jep ilaçe që luftojnë sëmundjen. Por, Rama nga ajo ditë deri më sot nuk mori asnjë masë të vetme, sepse ai është autori i atij krimi.

Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe garantoj çdo shqiptar se nuk do të shitet kurrë ilaç cilësie tjetër se në ato që shiten në të paktën dy vende të BE. Kurrë nuk do të mungojnë ilaçet jetike. Do të dyfishohet rrogat e mjekëve dhe infermierëve.

Edhe shkolla është zhytur në kaos, mësuesit janë të diskriminuar nga portali ‘një mësues për partinë’. Ne zotohemi para jush që mësuesit t’i vendosim në piedestal. Nuk do të ketë rrogë minimale nën 1500 euro.

 

 

 

Etiketa: berishaKryesore1program

Lajme të lidhura

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Para
VIDEO/ Grushte në takimin elektoral, dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu

VIDEO/ Grushte në takimin elektoral, dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri”...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com