GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Kemi hyrë në fushën e betejës! Shqiptarët kërkojnë shpëtimin nga kjo klikë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kemi hyrë në fushën e betejës! Shqiptarët kërkojnë shpëtimin nga kjo klikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një mbledhje në selinë blu me kryetarët e degëve të PD në Tiranë. Sali Berisha tha se ne sot kemi hyrë në fushën e betejës. Sipas tij të gjithë shqiptarët kërkojnë shpëtimin nga klika që qeveris vendin. “Ne sot kemi hyrë në fushën e betejës. Duhet të kuptohemi, të gjitha përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë përpjekje për tu ngritur në këmbë, për të dëshmuar veten tonë si opozitë e vërtetë, si PD e rithemeluar. Tani, ne vijmë në fillimin e betejës.

Vijmë në fillimin e betejës sepse shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por kudo që janë presin nga PD-ja, opozita shqiptare, shpëtimin nga kjo klikë, nga ky njeri i cili ka vendosur monizmin më të shëmtuar në Shqipëri. Monizmi i tij sot qëndron në rrafshin e shtetit ligjor, disa shkallë më poshtë se monizmi në Vietnamin socialist në të cilin Partia Komuniste është forcë udhëheqëse hegjemone me kushtetutë. Pra nuk është pluralizmi, siç thotë kushtetuta jonë, por është monizmi, por shtetin ligjor ata e kanë 4 shkallë më në rregull seç e kemi ne, në këtë situatë katastrofale.

Që Edi Rama duhet të largohet nga pushteti e kanë thënë mijëra herë shqiptarët, por tani ka ardhur koha që ta shndërrojmë në realitet këtë moto. Nuk mund të qëndrojë në pushtet një njeri i cili me firmë dhe vulë vjedh qindra milionë euro taksapaguesve shqiptarë. Nuk mund të qëndrojë në pushtet një kryeministër që fluturon, udhëton me çarter 137 herë, dy herë më shumë se presidenti i vendit më të fuqishëm në botë dhe u thotë qytetarëve të shtetit të vet sikur të ishin dele, se unë e bëj për të promovuar avionin e ‘Air Albania’, paçka se avioni çarter ka koston, nga 100 deri në 300 mijë dollarë.

Paçka se shkon nga Tirana në Nju Jork, dhe nga Nju Jorku në Tampa, Florida, për të parë me 5 mijë euro biletën me çarter. Dhe u thotë pastaj, se kjo më kushton sa gjysma e biletës biznes klas. Nuk ka njeri në botë që të tallet me qytetarët e vet, siç tallet ky. Nuk ka, nuk mund të ndodhë.”-tha Berisha.

Etiketa: berishaBetejaRama

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Asllani titullar me Interin, mediat italiane japin vlerësimet për mesfushorin shqiptar

Sfida për "Champions", Asllani titullar te Interi kundër Bajernit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com