GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Keqardhje për të huajt që ishin te vila e diktatorit, duhet të ishte muze i torturave

11:19 - 02/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Keqardhje për të huajt që ishin te vila e diktatorit, duhet të ishte muze i torturave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestat e zhvilluara dhe atyre në vijim, lideri demokrat shprehu keqardhje për shtetasit e huaj që ndodheshin tek vila e diktatorit Hoxha momentin e incidentit me molotov e flakadanë.

Sipas tij, atë objekt që mbart histori dikature, vetëm një mendje e sëmurë si Rama mund ta lthejë në qëndër kulturore.

Pjesë nga deklarata me gazetarët:

Pyetje: A do vazhdoni sërish protestat me molotov?

Berisha: Protestat i kemi më paqësore. Në qoftë se përdoren disa elementë piroteknike, ato janë shprehje e urrejtjes ndaj Edi Ramës, por gjer sot dy gjëra mund të them, protestat tona janë absolutisht paqësore.

Do jenë paqësore dhe kjo është zgjidhje, jo imponim, por ky është besimi ynë.

Po, janë përdorur mjete piroteknike, të cilat ju i quani bomba molotov, por nuk ka një njeri të plagosur prej tyre.

Asnjë.

E para, nuk ka një polic të plagosur. Kemi njerëz të qëlluar në kokë me plumb gome, jo një, por disa, kemi shumë probleme por ne qëndrojmë në protestat pa dhunë.

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë protestat tona pa dhunë.

Asnjë polic, filluan të japin komunikata, nuk japin më se ua vërtetonim që atë moment që i kishin gënjeshtra.

Asnjë polic i plagosur nga protestuesit. Disa protestues të plagosur me plumb në ballë, plumb pas veshi, në mënyrë të egër nga Sokol Bizhga dhe ky Proda që iku.

Për sa i përket tani meqë hyra në këtë temë, sigurisht ndjej shumë keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj se ata nuk kanë qenë kurrë objekt i atyre që i kanë hedhur ato mjete piroteknike.

Jo, por nuk e kanë ditur se janë aty.

Sidoqoftë për ata ndjej keqardhje të madhe, nuk duhej të ndodhte kurrsesi. Dy të huaj thuhet se kanë qenë aty.

Nuk e ka ditur njeri fare.

Një gjë është, trashëgimia e Enver Hoxhës, unë për shembull e mora vesh pasi pyeta dhe më thanë se është bërë qendër kulturore.

Ajo mund të ishte muze i torturave çnjerëzore, por qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është një fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar barbarisht për vlerat themelore të njeriut, për 40 mijë të internuar, për 120 mijë të persekutuar.

Ajo qendër kulturore vetëm mendja e sëmurë e Edi Ramës që adhuron Enver Hoxhën, unë nuk kisha dëgjuar kurrë.

Ajo mund të ishte muzeu i torturave dhe ajo mund të bëhej muzeu i torturave çnjerëzore të diktaturës.

Megjithatë me këtë unë nuk justifikoj fare dhe prania e atyre dy të huajve është keqardhje e madhe për mua.

Pyetje: Keni kërkuar ndjesë apo kjo është ndjesa?

Berisha: Ja pra, a po shpreh keqardhje unë? Unë e mora vesh që ajo është shndërruar në qendër kulturore pasi ndodhi ngjarja.

Se çfarë qendër kulturore mund të jetë shtëpia e diktatorit, e Edi Rama. Se çfarë frymëzimi mund të gjejë për kulturën ai, qendër antikulture, po. Sepse kultura socialiste ishte antikulturë, ishte pseudokulturë.

Unë u habita mbrapa, po kjo nuk është punë e imja, e ka bërë Edi Rama, Edi Rama është i njohur si adhurues i tij, i ati i tij ka qenë zëvendësi i Nexhmije Hoxhës, nënkryetar i Frontit Demokratik, pra i kanë lidhje familjare.

 Largimin e titullarit të Policisë së Shtetit a e konsideroni si sukses të protestës të së shtunës?

 Berisha: Ka një fakt që ai u largua i shënjuar nga ne si një armik i ligjit, si një bashkëpunëtor i bandave, e sigurt kjo.

Por druaj se ai u largua për shkak se nuk ka mbrojtur vilën e Enver Hoxhës dhe kjo pastaj nuk them, thashë gjersa aty kishte njerëz dhe ishte qendër kulture, se policia kudo na doli me ato mburojat para dhe na pengonte, aty nuk kishte njeri, ata nuk panë njeri aty, ata kanë menduar se nuk ka njeri. Ky është gjithë problemi.

Dhe duket se tani që u bë… bile aty u tha edhe më keq, aty u tha se kanë futur njerëz të policisë kriminale t’u thonë protestuesve që banon Edi Rama aty.

Dhe fillimi i sulmeve ndaj asaj vile ka ardhur me besimin se aty banon Edi Rama.

Urrejtja për Edi Ramën është e pakufishme dhe nuk mundet ne që të pengojmë urrejtjen ndaj Edi Ramës. Kjo është e vërteta.

Por ai nuk ishte aty, ai banonte herë pas here tek vila e Mehmet Shehut.

U sqaruan gjërat.

Ka të tjerë që thonë se aty është projekt kulle.

Nuk e di. Po njerëz të afërt me Ramën kanë lëshuar idenë se është në projekt kulle.

Sidoqoftë atyre dy të huajve u kërkojmë ndjesë dhe shpreh keqardhje se nuk duhej kurrsesi dhe po të dihej se është qendër kulturore dhe se aty ka të huaj, kjo nuk mund të ndodhte.

Pikë.

Kush është më e rëndësishme, vila e Enverit apo Shtëpia me Gjethe që dikur kryheshin përgjimet e Sigurimit të Shtetit?

Berisha: Asgjë nuk krahasohet me mizorinë e Enver Hoxhës. Enver Hoxha ishte njeriu më mizor, i cili shumë më tepër vrau me uri kronike shqiptarët se sa me skuadra ekzekutimi.

Ju nuk i dini, nuk keni jetuar në atë kohë ju kur 70% shqiptarë jetonin me bukë, kripë dhe sherbet.

Ose lëng kripe ose lëng sheqeri dhe bukë misri.

Ai nuk ka të krahasuar me asnjë diktator tjetër në Europë dhe në botë.

 

Etiketa: berishadiktatorvila

Lajme të lidhura

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

PD dorëzon sot në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Jemi pro arrestimit

13:03 - 02/03/26
Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë
Aktualitet

U shpallën në kërkim pas përplasjeve me Policinë, vetëdorëzohen në Komisariatin e Shkodrës banorët e Baks-Rrjollit

12:59 - 02/03/26
EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Prokuroria sekuestron pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij

12:30 - 02/03/26
Para
“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)

“Jeni idiotë…!” Qytetari i kthehet Ramës: Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

PD dorëzon sot në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Jemi pro arrestimit

13:03 - 02/03/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve do të dorëzojnë...

Lexo më shumë
Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë

U shpallën në kërkim pas përplasjeve me Policinë, vetëdorëzohen në Komisariatin e Shkodrës banorët e Baks-Rrjollit

12:59 - 02/03/26
EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Prokuroria sekuestron pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij

12:30 - 02/03/26
Lezhë/ Sulmohet një person, e nxjerrin nga makina dhe e godasin, përfundon tek Trauma

53-vjeçari tenton të vetëdigjet brenda banesës në Tiranë, i vë flakën vetes me benzinë

12:14 - 02/03/26
Aksident tragjik në Siçili, humb jetën 24-vjeçari shqiptar (Emri)

Aksident tragjik në Siçili, humb jetën 24-vjeçari shqiptar (Emri)

12:02 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com