GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Kërkojnë të varrosin Dibrën me Skavicën, i pret ndëshkimi

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kërkojnë të varrosin Dibrën me Skavicën, i pret ndëshkimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha deklaroi nga Dibra se projekti për hidrocentralin e Skavicës është aferë korruptive.

Në fjalën e tij, Berisha tha se Dibra nuk mund të varroset dhe i bëri thirrje qeverisë britanikë “të mos lejojë kompanitë britanike të blejnë aksione nga kompania që ka fituar pa garë”.

“Sikur Shqipëria të kishte zë a nuk do oshëtinte nga të katër anët e saj: pse po braktisni vendin? Pse po largoheni?! A duhet t’ja shtrojmë këtë pyetje vetes? Si mund të pranojmë këtë situatë të tillë? Rama po sillet me çdo shqiptar më keq se çdo pushtues tjetër. Po përzë shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër.

A mundet ne që të rrimë soditës? Të vazhdojmë përgjumur apo të shesim votën me 300-400 euro? A mund të mashtrohemi nga njerëz që nuk kanë moral? Dibrën e bënë në një vend të mallkuar për dibranët?

Po cilat janë përgjegjësitë tona për këtë vend. Koha thërret, koha thërret çdo shqiptar. T’i dëshmojnë një grimcë dashurie Dibrës, se meriton shumë më tepër. Shqipëria dhe Dibra kanë çdo potencial. S’kanë faj ndaj nesh. Fajin e ka regjimi i Edi Ramës. Faj kemi dhe ne që s’e ndëshkojmë me votën tonë. Mos të bëhemi bashkëfajtorë në këtë dramë ndërkombëtare.

Në Dibër janë vërsulur të gjithë. Skavica është varri i Dibrës. A do bëhemi ne soditës të këtij akti? Të fundosësh 27 fshatra, të largosh banorët. E gjithë vepër korrupsioni, vepër hajnie.

Projekt i Enver Hoxhës, diktatori e kishte mbyllur nga të katër anët Shqipërinë dhe nuk komunikonte me botën. Dibrën vendosi ta çojë në Hoxharë, por nuk guxoi. Përmbyti fshatra të tëra nga Vau i Spatës. Ishte firmosur kontrata, dhe unë vendosa mos ta firmos dhe thashë se do përmbyteshin fshatra. Më thane: ti kryeministër ke të drejtë.

Një vend i lirë që sot ka mundësi që të krijosh energji nga të gjitha burimet. I bëj thirrje kompanisë Bechtel që të heqë dorë, se është kontratë pa garë. Projekti Skavica është pa garë. Dibra nuk mund të varroset. Tani po shet aksionet, i bëj thirrje qeverisë britanikë të mos lejojë kompanitë britanike të blejnë aksione. Sepse Dibra nuk mund të varroset. Dibra do ecë në shekuj dhe mijëvjeçarë e lirë!”, tha Berisha.

 

Etiketa: berishaDiberSkavice

Lajme të lidhura

Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes
Aktualitet

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit
Breaking Views

“Le Monde”: Në Shqipëri, protestat e studentëve vazhdojnë të pandërprera, pavarësisht rritjes së represionit

20:59 - 03/11/26
Para
Lajm i hidhur për klubin kryesor të kryeqytetit, ndahet nga jeta “Nona e Tironës”

Lajm i hidhur për klubin kryesor të kryeqytetit, ndahet nga jeta “Nona e Tironës”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”
Aktualitet

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar pas mesnatës në Lezhë. Policia thotë se lënda plasëse dyshohet se i është...

Lexo më shumë
Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

08:21 - 04/11/26
“Bujqësori” paralizon Tiranën, trafik i rënduar në aksin Kamëz-Tiranë

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë do të rritet deri në 2.7 herë

08:10 - 04/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:00 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com