GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropianë rrëzoi vetingun në Shqipëri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropianë rrëzoi vetingun në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë konferencës me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri.

‘Ndërkohë që ky opinion nuk adreson vetingun, Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane nuk mund të injorojë këtë çështje në heshtje të plotë. Vetingu nuk duhet të përdoret si një procedurë zëvendësuese e masave disiplinore. E ndaluar si procedurë zëvendësuese e masave disiplinore’, thuhet në vendimin për vettingun, citoi Berisha.

Pjesë nga fjala

Kam edhe një lajm për mbarë shqiptarët.

Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane rrëzon në mënyrë përfundimtare vetingun në Shqipëri.

Të dashur qytetarë, e vërteta vonon, por kurrë nuk mund të shtypet dhe mohohet.

Ky është dokument i datës 6 dhjetor 2024.

Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane pranë Këshillit të Europës, çfarë thonë këta për vetingun.

Po lexoj paragrafin kushtuar vetingut: Ndërkohë që ky opinion nuk adreson vetingun, Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane nuk mund të injorojë këtë çështje në heshtje të plotë.

Vetingu nuk duhet të përdoret si një procedurë zëvendësuese e masave disiplinore.

E ndaluar si procedurë zëvendësuese e masave disiplinore.

Dhe as nuk duhet të përdoret vetingu për të adresuar korrupsionin. Korrupsioni është një vepër penale që duhet të hetohet dhe ndëshkohet sipas të gjitha procedurave.

Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropiane pranon se vetingu mund të jetë i lejueshëm si një procedurë e jashtëzakonshme e përdorur vetëm një herë në tranzicionin nga diktatura në një qeveri demokratike të shtetit të së drejtës.

Pra, siç e shihni ju, kjo procedurë, e cila u përdor 1, për të lënë shqiptarët pa drejtësi, për t’u mohuar shqiptarëve të drejtën e një procesi ligjor, nuk e kanë më. Ata që presin 14 vite për një proces civil dhe 10 vite për një proces penal janë të privuar nga procesi i duhur ligjor që e garanton Kushtetuta dhe Konventa Europiane të Drejtave të Njeriut.

Vetingu, thotë, nuk duhet të përdoret për të adresuar korrupsionin sepse përdorimi i tij është vetëm gjueti shtrigash.

Imagjinoni ju, Altin Dumani me tre shtëpi dhe një të ndërtuar nga vjehrri dhe kisha, vazhdon e kryeson Skapin, në një kohë kur një gjykatëse ka dalë nga sistemi për një garsionere të privatizuar nga i ati në vitin 1996.

Tjetra ka dalë për rrogën qindarkë për qindarkë që i ati i ka kthyer nga dita e daljes në punë gjer në ditën e martesës.

Pra, ky është procesi më i korruptuar që ka njohur ndonjëherë Europa, ky është akti më i turpshëm.

Etiketa: berishaveting

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto
Aktualitet

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Para
Bardhi: Fjalimi i Ramës ishte një thikë pas shpine për Kosovën

Bardhi: Fjalimi i Ramës ishte një thikë pas shpine për Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com