GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha: Këta basho-opozitarë janë pengje, bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës nga Rama

20:48 - 13/07/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Këta basho-opozitarë janë pengje, bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës nga Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët janë mbledhur serish në ditën 194 të protestës në mbështetje të liderit të opozitës Sali Barisha.

Kreu demokrat duke përshëndetur qytetarët i ka quajtur ata misionarë të kauzës së drejtë të lirisë dhe shpresës së shqiptarëve.

“Miqtë e mi, goditja e mëshirës, goditja e fundit, vullnetit, dinjitetit, votës së shqiptarëve, u jepet nga kriminelët e Skapit. U jepet nga çakejtë që lehin gjithë ditën në mbrojtje të atyre që amnistojnë krimin elektoral. U jepet nga lakejtë që kalojnë nga studio në studio të marrë peng nga Skrapi i partisë për aferat e tyre. Dhe shkelmojnë e kalojnë mbi votat e vjedhura të shqiptarëve, mbi krimin elektoral, njëlloj sikur të kalojnë mbi kufomën e demokracisë. Këta lakej të Edi Ramës, këta puthadorë të pafytyrë, këta besëprerë të demokracisë, pajtohen me amnistinë e krimit elektoral. Pajtohen me mbylljen e dosjeve monstruoze të krimit elektoral sepse Edi Rama u hedh ndonjë kockë majtas apo djathtas”, tha Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar ne mbështetje të kreut të PD tha, se basho-opozitarët janë pengje të shpërfytyruara të vesit, të krimit, të antishqiptarizmit.

Berisha: Këta basho-opozitarë janë pengje të shpërfytyruara të vesit, të krimit, të antishqiptarizmit. Këta lakej, zëdhënës të bandave, zëdhënës të botës së nëndheshme, në vend që të bëjnë avokatin e votës së qytetarëve, pavarësisht nga bindjet politike. Në vend se të bëjnë avokatin e votës së lirë, që është dinjiteti, bëjnë avokatin e mercenarëve të shpifur, de facto bëjnë avokatin e vjedhjes së votës nga Edi Rama. O turpe kombëtare, o turpe njerëzore, po keni fytyrë apo nuk keni fytyrë?

Keni ju ndjenja për qytetarët shqiptarë që po ikin, për vendin që po zbrazet, apo lakej që prisni kocka nga Edi Rama, merrni në mbrojtje amnistinë e krimit elektoral? A keni sy ju? A keni zemër dhe ndjenja ju? Vendi po zbrazet njëlloj si nga një kolerë, vendi po zbrazet më shumë se në çdo pushtim tjetër dhe ju këndoni himnet e Skapit. Turpi iu mbuloftë, mercenarë. Ju jeni raca më e shpifur, shërbëtorët më të shpifur të regjimit të krimit dhe drogës të Edi Ramës.

Na thoni ju, a e dëgjoi e gjithë bota krimin elektoral të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Taulant Ballës, Ulsi Manjës, Pjerin Ndreut, etj, etj? Këtu dallon çdo njeri i lirë nga skllavi i krimit, nga i shituri, nga i pabesi, nga llafazani që kalon nga studio në studio dhe merret me çdo gjë dhe jo me votën, sepse vota në Shqipëri shndërrohet në krim nga Edi Rama dhe krimi në votë. Dhe ju doni pushtetin e Edi Ramës.
gijotina.com/
Etiketa: . Sali BerishaKryesore1

Lajme të lidhura

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet
Breaking Views

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Para
Studimi: Ndotja e ajrit është përgjegjëse për 7% të vdekjeve në qytetet kryesore në Indi

Studimi: Ndotja e ajrit është përgjegjëse për 7% të vdekjeve në qytetet kryesore në Indi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com