GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Këto zgjedhje s’do njihen kurrë, të përballemi me mosbindje civile

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Këto zgjedhje s’do njihen kurrë, të përballemi me mosbindje civile
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha ka nxjerrë video nga disa qendra votimi në Elbasan, që sipas tij, faktojnë atë që e quan një “batërdi elektorale” në këtë qark.

Në pamjet e publikuara, Berisha shprehet se operatorët votojnë për qytetarët, ndërsa ka edhe votime familjare masive në disa qendra të tjera.

“Ramën dhe kriminelët e tij elektoral nuk i ndalon asgjë, për të votuar mandate që nuk i takojnë. Këto zgjidhje nuk janë njohur dhe nuk do njihen kurrë. Shqiptarët në protestë do të vendosin të drejtën e tyre për të votuar të lirë”, thekson Berisha.

“Kam dokumente e video që faktojnë në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale në Elbasan, rolin prej kriminelësh elektoral të operatorëve socialistë, kontrollin e plotë të tyre mbi votën e qytetarëve, votimin e tyre për qytetarëve, format e votimit jashtë të gjitha standardeve ligjore.

Atë çfarë tregojnë kamerat në Elbasan, është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve. Ftoj shqiptarët të ndjekin këto fakte dhe dokumente të një rëndësie jetike për të marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishëm të jetës së tyre, të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, malipulon voton tonë dhe shkel çdo ligj për të grabitur mandatet.

Punonjëse e OSSH në Elbasan shoqëron në qendrën e votimit qytetarë dhe voton për të në qendrën e votimit nr. 2312.

Në pamje të tjera, në komunë Papër, 3 qytetarëve brenda pak minutash votojnë nga 2 herë në këtë qendër.

Në komunën Labinot Mal, ka votim masiv familjar në qendërn e votimit 2425.

Në video shfaqen 2 ose më shumë anëtarë të së njëjtës familje që votojnë njëkohësisht me anë të sistemit elektronik.

Një person që nuk e njeh askush se çfarë është i dikton voton qytetarit. Operatori i socialistes.

Kriminelja elektorale fotografon votën, për të treguar që e ka bërë mirë detyrën, operatorja e PEVN.

Edhe këtu në Elbasan, operatori i dikton voton qytetares në qendrën e votimit 2478.

Këto ishin disa nga videot përfaqësuese mbi 70% të qendrave të votimit të kontrolluara. Në jo pak raste kamerat janë vendosur në atë mënyrë që përjashtohet kontrolli. Janë vendosur kamera që filmojnë në gjunjë e poshtë votuesit.

Elbasani është farsa më e shëmtuar elektorale pavarësisht nga votimi digjital që u vendos aty me qëllimin më të mirë, për të shënuar një hap cilësor. Por Ramën dhe kriminelët e tij elektoral nuk i ndalon asgjë, për të votuar mandate që nuk i takojnë.

Këto zgjidhje nuk janë njohur dhe nuk do njihen kurrë. Shqiptarët në protestë do të vendosin të drejtën e tyre për të votuar të lirë.”, tha ai.

Etiketa: berishaKryesore1Zgjedhje

Lajme të lidhura

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Para
Arsyet e errëta/ Ja pse u sterilizuan 30.000 njerëz kundër vullnetit të tyre

Arsyet e errëta/ Ja pse u sterilizuan 30.000 njerëz kundër vullnetit të tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale
Aktualitet

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26

Mjegulla ka përfshirë gjatë ditës së sotme një pjesë të madhe të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin...

Lexo më shumë
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com