GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Kishim presione kundër Foltores nga Rama, Basha dhe Kim

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kishim presione kundër Foltores nga Rama, Basha dhe Kim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me foltoret, ku kësaj radhe ka takim me shqiptarët në Florida. Edhe në foltoren e ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është kataliste në marrjen peng të opozitës.  Gjithashtu, Berisha tha se Kuvendi Kombëtar i PD i mbledhur dje mori vendime historike dhe vendosi rithemelimin e Partisë Demokratike. Lideri historik i PD tha se ka patur presione nga Rama, Basha dhe Yuri Kim kundër ‘Foltores’.

“Ne dje patëm Kuvendin e Jashtëzakonshëm të PD, Kuvendi më i jashtëzakonshëm që është mbajtur ndonjëherë në historinë pluraliste të vendit, ndoshta edhe në historinë e pluralizimit të vendeve të tjera. Sepse ky ishte Kuvendi i parë që mblidhej me firmat e anëtarëve të Kuvendit të PD, mbasi udhëheqja e kësaj partie nuk pranonte të mblidhte Kuvendin. Kjo sepse e dinte që Kuvendi do t’u tregonte atyre vendin e merituar për shkelmimin që i kishin bërë statutit të PD. Për shkelmimin që iu kishin bërë forumeve të PD. Parimeve mbi të cilat ishte ndërtuar kjo forcë politike. Për zhvendosjen e kësaj force nga konservatore në një parti të majtë tërësisht, e larguar nga vlerat tona të përbashkëta, liritë dhe të drejtat njerëzore. Kundrejt presioneve të jashtëzakonshme të qeverisë që ka marrë peng udhëheqjen e PD, por duhet të pranojmë presionet e pandershme edhe të pengut të qeverisë, ish-kryetarit Basha, sot deputetit Basha, i asistuar në një mënyrë ose tjetër, edhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar. Faktikisht e marrjes së peng të opozitës nga qeveria. Ju e dini se një vendim në datën 19 maj u shpall nga DASH në të cilën njoftohesha se jam shpallur non grata për korrupsion. Menjëherë në letrën që i drejtova Blinken i them se ky është akt i lobimit korruptiv të Ramës dhe Soros, një armik i egër ky i fundit i demokracisë shqiptare dhe interesave kombëtare shqiptare“, deklaroi Berisha.

Berisha tha se rrjeti i Soros në Shqipëri përbëhej nga individë të ekstremit të majtë dhe ai u vendos nën ombrellën ose si levë e PS. Ish-kryeministri shtoi se Soros i dha Edi Ramës në dorë Drejtësinë.

Etiketa: Edi RamafoltorjaLulzim BashaSali BerishaYuri Kim

Lajme të lidhura

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin
Aktualitet

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?
Aktualitet

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?

08:46 - 02/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

Sot dita e 125 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Rama: Poshtë narko-shteti!

08:06 - 02/10/26
Para
“Kjo trupë sillet si celulë ilegale”, nis votimi për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD dhe anëtarëve të Kryesisë

“Kjo trupë sillet si celulë ilegale”, nis votimi për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD dhe anëtarëve të Kryesisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26

Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e po rritet, sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve...

Lexo më shumë
Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:54 - 02/10/26
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, a po krijion Rama një mburojë të re për zyrtarët e lartë?

08:46 - 02/10/26
Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

Të shtëna me armë te “Ali Demi” në Tiranë, forca të shumta policie rrethojnë një lokal

08:37 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com