GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Kjo diktaturë rrëzohet me mosbindje civile dhe me revoltë

21:10 - 18/08/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kjo diktaturë rrëzohet me mosbindje civile dhe me revoltë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri demokrat Sali Berisha u ka bërë thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohen, kundër një dikature që sipas tij nuk njeh asnjë ligj.

Gjatë qëndresës qytetare, kryedemokrati bëri thirrje për mosbindje civile dhe revoltë, për shkak se diktatori Rama sipas tij, nuk rrëzohet përmes fjalës dhe votës.

Sipas Berishës, qeveria e Ramës jo vetëm që ka rrënuar të gjitha sferat e jetës shoqërore të vendit, por mbi të gjitha po rrënon në mënyrë të tmerrshme të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

Berisha: “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme dhe nderimin më të madh për ju, qëndrestaret dhe qëndrestarët e kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt për ju, një përshëndetje të përzemërt për oratorët e kësaj platforme që çdo natë me guxim shpalosin para shqiptarëve të vërtetat e zeza të kësaj diktature e cila në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve ka vendosur nëk të vend, regjimin më shkatërrimtar për identitetin kombëtar, për qenien kombëtare, për mirëqënien e qytetarëve shqiptarë, për kulturën kombëtare, për arsimimin e shqiptarëve, për kujdestin e tyre shëndetësor, për investimet e tyre në turizëm, për investimet e tyre në degë të ekonomisë, për fermerët shqiptarë, por mbi të gjitha po rrënon në mënyrë të tmerrshme të ardhmen e të rinjve shqiptarë në këtë vend.

Me protestën tuaj të përnatshme ju bëheni dëshmitarë para çdo shqiptari, se kjo diktaturë që nuk njeh asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë kushtetutë, nuk rrëzohet me fjalë, nuk rrëzohet me votë, por rrëzohet me mosbindje civile, rrëzohet me revoltë.

Ju jeni të parët midis të parëve që jeni ndërgjegjësuar dhe që nuk dëshironi të ndani fjalën nga vepra, ndaj dhe dilni çdo natë në protestë ndaj një regjimi i cili është sjellë dhe sillet me Shqipërinë dhe shqiptarët si një pushtim i egër, në kuptimin e shkatërrimit të qenies së tyre, shkatërrimit të mirëqënies së tyre, shkatërrimit të të ardhmes së tyre.”

Lajme të lidhura

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë
Lajme

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

21:38 - 25/03/26
Bardhi-Ramës: Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët!
Aktualitet

Bardhi publikon videon që i kujton Ramës ‘Noc Rrokun’: Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim

15:15 - 25/03/26
“Tradhtuan votuesit”, shkarkimi i dy këshilltarëve që mbështetën Salianjin, Berisha: Shkonin vetëm për të marrë rrogën
Aktualitet

“Tradhtuan votuesit”, shkarkimi i dy këshilltarëve që mbështetën Salianjin, Berisha: Shkonin vetëm për të marrë rrogën

15:02 - 25/03/26
Para
Berisha: Të ngrihemi për ta mposhtur këtë regjim, të përmbysim Edi Ramën

Berisha: Dumani përgjon si palaço eksponentë të PS dhe opozitën, i raporton Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26

Shqipëria do të përballet me kushte të paqëndrueshme të motit ditën e nesërme, me reshje mesatare deri lokalisht intensive në...

Lexo më shumë
Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

21:38 - 25/03/26
Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

21:00 - 25/03/26
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin

“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin

20:14 - 25/03/26
“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares

“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares

19:56 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com