Kreu i PD, Sali Berisha tha se opozita po punon për krijimin e një koalicioni të gjerë politik kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se kjo formë bashkëpunimi do të jetë e ndryshme nga koalicionet e krijuara në Shqipëri që prej vitit 1991.
Në konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se bashkimi duhet të realizohet duke ruajtur identitetin politik të secilit subjekt, madje duke përfshirë edhe forca që kanë qëndrime kundër Partisë Demokratike.
“Ne po punojmë, vetëm se ky koalicion është i ndryshëm nga cdo koalicion që është bërë nga 1991 deri më sot. Kjo do të thotë përpjekjen e ndershme për të bashkëpunuar me cdo forcë politike, çdo grup interesi dhe të gjithë ata që konsiderojnë të keqen me të madhe Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij.
Një bashkim duke ruajtur të gjitha identitetet. Një bashkim edhe me ata që platformën e tyre e kanë kundra PD. Po. Në mënyrë që së bashku të përcjellim në banesën e turpit kreun e narkoshtetit shqiptar dhe të vendosim një qeveri për një kuadër ligjor të standardeve më të mira ndërkombëtare për zgjedhjet, secili të testohet para shqiptarëve dhe qytetarët të zgjedhin ata që konsiderojnë më të mirë.
Pra në konceptin tonë është një koncept i gjerë, ku ne nuk përjashtojmë asnjë faktor që beson se Rama është e keqja më e madhe e vendit”, u shpreh Berisha.
I pyetur edhe për reformën zgjedhore, kreu i PD-së deklaroi se propozimet e paraqitura nuk janë vetëm kërkesa të Partisë Demokratike, por përfaqësojnë qëndrimet e të gjithë spektrit opozitar.
“Ato që kemi paraqitur ne janë kërkesa të të gjithë spektrit opozitar. E rëndësishme është që atyre tu dalë zot i gjithë spektri opozitar”, deklaroi Berisha.
Berisha përsëri edhe njëherë ftesën për çdo anëtar dhe mbështetës të PD që të jetë në Tiranë për të mbështetur protestën kombëtare të 28 Nëntorit.
“Mbështetjen më të fuqishme.
Dhe thirrja ine është sot për çdo anëtarë dhe anëtare, për çdo mbështetës dhe mbështetëse të Partisë Demokratike, me 28 Nëntor të gjithë në Tiranë në nderim të flamurit tonë kombëtar kundër këtij regjimi armiqësor ndaj flamurit, ndaj kombit dhe vendit. Nuk ka nderim më të madh për të rënët e kombit atë ditë, sesa të luftosh për idealet e tyre kundër këtij narkodiktatori.
Dhe unë kam besim se demokratët nga të katër anët e Shqipërisë dhe të katër anët e dheut do të jenë në atë protestë më shumë se asnjëherë“, theksoi ai.









Discussion about this post