GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Kombëtarja shkëlqeu në fushë, ndërsa Rama u bë sterr

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kombëtarja shkëlqeu në fushë, ndërsa Rama u bë sterr
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ndeshjen Shqipëri-Çeki, të cilën e konsideroi si “më të bukurën e ekipit të kombëtares që kam parë ndonjëherë”.

Por sipas tij, përballë kësaj fitoreje të mrekullueshme binte në sy edhe kryeministri Edi Rama, i cili nxinte sterr.

“Nuk mund të fillohet ky takim me ju pa një urim shumë të veçantë për Kombëtaren tonë, ekipin në tërësi, golëshënuesit e mbrëmshëm – Seferin dhe Asanin, me golat e tyre fantastikë, trajnerin, i cili po e ngjit këtë skuadër, këtë ekip kombëtar në nivelet më të larta.

Magjia e këtij trajneri është pothuaj reale. Silvinjo është shkrirë në një me psikologjinë e lojtarëve dhe krijon tek ata siguri të madhe dhe motivim të fortë.

Ndeshja në vlerësimin tim modest, ishte më e bukura e kombëtares tonë që unë kam parë ndonjëherë.

Por nuk ishte vetëm fusha, nuk ishin vetëm entuziazmi dhe ndezja flakë e fansave nën himnin e kënduar nga Shkurte Fejza, po pati momente po kaq pikante sa edhe vetë golat. Sa edhe vetë himni.

Ju e patë, aq sa ishte të themi lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, por aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bënë përçarësit të kombit, i cili nxinte sterrë.

Ju jeni dëshmitarë se si rrinte si në gjemba. Si tiran, pa duartrokitur njëherë ekipin. Sepse shihte ato. Përçarësi i kombit.

Se ç’ndodhi më pas mes tij dhe Dukës, atë jeni gazetarë dhe investigojeni, por unë them se ajo ishte përgjigjja më e merituar që i dhanë një përçarësi, që edhe ditën e ndeshjes, në prag të samitit të Procesit të Berlinit, shfrytëzoi parlamentin për një fjalim koprolalik, kundër udhëheqjes politike të Kosovës, si vëllai i Vuçiçit, siç thotë ai, apo të themi Pashiqi shqipfolës apo argati i Beogradit, siç e quan PD.

Të gjithë zhvillimet në arenën ‘Air Albania’ janë një simfoni madhështore e një suksesi, që unë e quaj të jashtëzakonshëm të ekipit kombëtar dhe fansave tanë, që janë absolutisht, janë tifozët më patriotë, më të civilizuar, më të qytetëruar, më të zjarrtë, më të përkushtuar të Europës.

Dhe nëse një ditë, dhe do jetë një ditë, që kombëtarja jonë do dalë kampionë e Europës, unë them se tifozët tanë që sot janë kampionë të Europës”, u shpreh Berisha.

 

 

Etiketa: berishaKryesore1Ramasterr

Lajme të lidhura

Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët
Aktualitet

Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët

09:22 - 24/10/26
Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog
Aktualitet

Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog

08:52 - 24/10/26
Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Para
Bagdadi mban marshimin më të madh pro-palestinez në dekada

Bagdadi mban marshimin më të madh pro-palestinez në dekada

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët
Aktualitet

Avokatët reagojnë ashpër: Rama po rikthen ‘fletërrufetë’ e komunizmit, duke denigruar qytetarët

09:22 - 24/10/26

Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar ashpër ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave, përfshirë studentë, të...

Lexo më shumë
Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

09:15 - 24/10/26
Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog

Sot protestë kombëtare për dorëheqjen e tij, Rama vazhdon provokimet me ftesat për dialog

08:52 - 24/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com