GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Komision hetimor për zgjedhjet, Manja mbetet kriminel i pakorrigjueshëm

14:03 - 24/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Komision hetimor për zgjedhjet, Manja mbetet kriminel i pakorrigjueshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha ka deklaruar se me urgjencë po përgatisin kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 14 majit, pasi sipas tij ky proces ishte një farsë elektorale.

Në fjalën e tij para deputetëve që e mbështesin, Berisha nxori emrat e ministrave që sipas tij kanë ndikuar në tjetërsimin e votës.

Belinda Balluku tha ish-kryeministri, ka terrorizuar zonën, ndërsa Ulsi Manja është një kriminel i pakorrigjueshëm elektoral.

“Duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për komision hetimor parlamentar për këtë farsë, më e turpshmja elektorale në historinë e Evropës. Bota e krimit u vërsul e tëra kundër nesh. U sollën bandat nga Dubai sepse i mungonin Durrësi dhe Lushnjës, u liruan nga burgu të tjerë.

U përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate. Në burgun e grave në Tiranë 45 vota për Veliajn dhe vetëm vota e vëzhguesit

Ulsi Manja është një kriminel i pakorrigjueshëm elektoral. Ai ka përdorur administratën e burgjeve për të terrorizuar të burgosurit. Janë bërë transferime vetëm për qëllime elektorale.

Të burgosurit për krime të rënda janë kërcënuar se në rast se nuk garantojnë kaq vota në burg do të transferohen në regjim special. Ulsi Manja kriminel i pakorrigjueshëm elektoral.

Komisioni hetimor do t’i nxjerrë të gjitha këto. Si kanë vepruar këta bosë mbi të tjerë për të siguruar vota për të mos u vendosur në qelitë  e regjimit special.

Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Salillari është kapur në flagrancë nga kandidati duke u marrë direkt me blerjen e votave. Kurse Rrok Gjoka që ka 7 vjet merr në patronazh qendër votimi në Bulqizë dhe ndërhyn fuqishëm.

Belinda Balluku ka terrorizuar zonën. Në takimet e saj delikuentet ishin më të shpeshtit, por ajo u ngarkonte, ajo ndante qendër votimi me biznes. Në Klos demokratët e kapën tjetrin brenda në makinë duke shpërndarë para. Ndërsa policia fshihte kriminelin elektoral.

Në Librazhd ndihmat ushqimore ndaheshin haptas në supermakrete. Liheshin nga ish shoferi i Taulant Ballës”, tha ndër të tjera Berisha.

Etiketa: berishaKomisionKryesore1Manja

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Arrestimi i zyrtarit të Veliajt, reagon Këlliçi: Kjo është bashkia e së ardhmes

Arrestimi i zyrtarit të Veliajt, reagon Këlliçi: Kjo është bashkia e së ardhmes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com