Kreu i PD Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun Artur Bushi se ka shkelmuar hetuesin që po e hetonte për korrupsion në bashki.
Komentet Berisha i bëri gjatë vizitës së tij në Krujë, ku prezantoi kandidatin për kryebashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për, Agron Loka-n.
Kreu i PD tha se menjëherë pasi sulmoi hetuesin, Bushi u thirr në SPAK, por telefonoi Rama dhe u lirua, ndërkohë që sipas tij hetuesi qëndronte ende i rrahur në vendngjarje.
Sipas Berishës, zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës për shqiptarët, pasi sipas tij, regjimi i Ramës ka sjellë vetëm varfëri, mjerim dhe papunësi.
“Shtresa e mesme është shpresa jetike që i shërben shoqërisë. Por nëse ti e përze, çfarë ndodhi me mjekët. Edi Rama i thoshte shqiptarëve që 430 po presin të fillojnë punë. Tani kemi shërbimin shëndetësor Tirana, të dhjetin më të keq në botë. E keni dëgjuar besoj ligjin. Ligji për për korsinë e shpejtë në shërbimin mjekësor. Imagjinoni një i sëmurë në dhomë që paguan dhe i hyn e i del infermierja sa herë ka nevojë dhe tjetri duke rënkuar. Këto janë larguar nga qytetari me kilometra të tëra. Dhe kush e bën këtë? E bën ai që premtoi shërbim shëndetësor falas. Shpejtësia në shërbim është përcaktese në shpëtimin e jetës.
Zgjedhjet janë zgjedhje të jetës sonë. Ne po ikim nga Shqipëria dhe vendi po braktiset. Shkaku më ngryesior është ngushtica ekonomike, e cila nuk erdhi në pakësim këto vite, por në shtim. Të ardhurat tona gjatë viteve që ishim në pushtet janë rritur. E kemi filluar me 204 dollarë në vit, të tretët më të varfërit e planetit. Por me reforma e sakrifica ne arritëm të kalojmë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Nga 2013 e deri më sot ne përsëri jemi të fundit për rrogat dhe pensionet. Sot jemi me rroga dhe pensione 30-40 % më të ulëta se Kosova. Kosova ka një borxh më të vogël se Shqipëria. Shqipëria ka marrë 5 miliard euro sot.
Çdo shqiptar blen me rrogën e tij shumë më pak se sa blinte në vitin 2013. Vetëm në një vit ushqimet janë rritur. Unë ju them juve, me 5 miliard euro borxh qeveria mund të rriste 3 herë rrogat dhe 6 herë pensionet. Ku shkojnë paratë e shqiptarëve. Qeveria nuk ka një qindarkë. Çdo cent i saj është nga taksat tuaja. Të gjitha vidhen. 90 % e punëve publike vidhen. KLSH gjeti se në 9 muaj të këtij viti u vodhën 122 miliard lekë. Me aq sa janë vjedhur rrogat mund të rriten 130 %. I vjedhin sepse rrugën që kushon 2 milion e ndërtojnë me 24 milion. Autostrada Lushnjë-Fier është ndërtuar me 1.2 milion euro dhe segmente të tjera me 2 milion euro.
Kurse Rama ndërton rrugën anësore Lekaj-Fier me 7 milion euro. Këta vjedhin, blenë vazon për oborr të pasëm të Kryeministrisë 4 milion euro. Udhëton me avion me dhomë gjumi dhe shpenzon 22 milion euro. Këta i urrejnë qytetarët, njëlloj si hajduti që futet në shtëpinë e tjetrit. Ndaj këto janë zgjedhjet e jetës sonë. A ka drejtësi në këtë vend më thoni. Drejtësia këtu është për pengmarrje.
Drejtësia këtu është për pengmarrjen. Artur Bushi shkelmoi hetuesin sepse po e hetonte për korrupsion në Bashki. E thirrën në SPAK, telefoni Edi Rama. Ai rrinte i rrahur aty, zyrtari, vetëm sepse guxoi te hetonte korrupsionin.
Prokurori i përgjithshëm nuk thotë një fjalë. Sa vetë humbën jetën në Thumanë. Pallatet ishin shpallur të pabanueshme. U lanë aty derisa erdhi tërmeti tjetër për t’ju marrë jetën. U arrestuan 2 komunarë të PD-së që në komunat ku ata drejtonin nuk kishin asnjë çarje në asnjë ndërtesë. Këto janë zgjedhjet e jetës sonë. Gjithçka duhet të fillojë me ndryshimin në 14 maj. Nuk mundet kurrë të ecim në këtë mënyrë. Bizneset falimentojnë njëra pas tjetrës.
Fermerët asnjë pushtues i huaj nuk mund të sillet ndaj fermerit si sillet kjo qeveri. A e dini ju që fermeri prodhimet e tij ja blejnë pa TVSH. Bëhet ligji dhe futet qumështi pluhur nga Serbia dhe të tjerët therin lopët. Po pse fermeri në Kosovë paguhet 400 euro për hektar grurë. Paguhet 500 euro për hektarë zarzavate në fushë. Në kushtet e tregut ka një ligj, prodhimi bujqësor subvencionohet. Ka ndikim për një prodhim bujqësor. Pa fshat të zhvilluar, nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Nuk mund të ketë shqiptarë të zhvilluar. Ndaj dhe të votojmë ndryshimin në 14 maj. Të votojmë ndryshimin sepse potencialet tona janë të jashtëzakonshme. Rezervat janë të jashtëzakonshme. Po të mos vidhet çdo shqiptarë do të ndihet më mirë”, u shpreh Berisha.
Discussion about this post