GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Kthimi i eshtrave të Qazim Mulletit, një akt i merituar

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Kthimi i eshtrave të Qazim Mulletit, një akt i merituar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se kthimi i eshtrave të Qazim Mulletit në Tiranë është një akt i merituar.

Berisha shkroi se Mulleti është një pasardhës i një prej familjeve më të njohura të Tiranës, intelektual i njohur dhe atdhetar, i cili që në moshën e rinisë dhe në vazhdim mori pjesë dhe luajti rol aktiv në të gjitha ngjarjet e mëdha kombëtare.

Postimi

Kthimi i eshtrave të Qazim Mulletit në Tiranë, një akt i merituar.

Të dashur miq, këto ditë u sollën nga Roma dhe u varrosën në Tiranë eshtrat e njërit prej intelektualëve dhe personalitetëve më të shquara të Tiranës së gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, Qazim Mulleti.

Pasardhës i një prej familjeve më të njohura të Tiranës, intelektual i njohur dhe atdhetar, Qazim Mulleti që në moshën e rinisë dhe në vazhdim mori pjesë dhe luajti rol aktiv në të gjitha ngjarjet e mëdha kombëtare. Ai si i ri ishte akitiv në Pavarësinë e Shqipërisë, përfaqësoi Tiranën në Kongresin e Lushnjës, mori pjesë si zyrtar i rëndësishm në funksione të ndryshme në qeveritë shqiptare të viteve ‘20.

Qazim Mulleti ishte një antikomunist i vendosur gjatë viteve të pushtimit, në kundërshtim me rolin dhe qëndrimet atdhetare të tij dhe familjes, Mulleti pranoi emërimin Kryetar Bashkie dhe më pas Prefekt i Tiranës. Por ai arriti, ndonëse në vendin e gabuar e në kohën e gabuar, të fitojë respektin e qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me zyrtar të lartë të tjerë të kohës, mbrojti hebrenjtë nga gjahu nazist. Pas lufte Qazim Mulleti jetoi në Romë, azilant politik, si kundërshtar i diktaturës komuniste. Për shkak të reputacionit të mirë që kishte tek qytetarët e Tiranës, regjimi i Enver Hoxhës nderseu kundra tij kalemxhinjtë që me penën e tyre glorifikonin të keqen dhe i thurnin lavdi kasaphanës së luftës së klasave.

Kështu përveç kalvarit që përjetuan në kampet e përqendrimit, familjarët e tij të nderuar ju nënshtruan një terrori psikologjik publik të pashembullt gjatë gjithë viteve të diktaturës me komedinë famëkeqe “Prefekti”.

Kthimi i eshtrave të Qazim Mulletit në qytetin që i sherbeu me ndershmëri dhe përkushtim ishte një akt civil dhe i drejtë, por edhe njëlloj ngushëllimi dhe ndjese e merituar për familjarët e tij fisnik.

Etiketa: berisha eshtraKryesore1mulleti

Lajme të lidhura

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi
Breaking Views

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë
Breaking Views

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Para
Ngjarje e rëndë/ Treni përplas për vdekje 5 punëtorë në Itali

Ngjarje e rëndë/ Treni përplas për vdekje 5 punëtorë në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë...

Lexo më shumë
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com